Biznes

Kompania që prodhon procesorët dhe grafikat AMD zbulon avancimin e fundit teknologjik

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Nëntor 2020
0
Në teori kjo arkitekturë duhet të mundësojë grafika tre herë më të fuqishme sesa ato të AMD lançuar së fundin Radeon RX 6000. Kompania që prodhon procesorët dhe grafikat AMD zbulon avancimin e fundit teknologjik

Gjiganti Tajvanez i prodhimit të çipeve TSMC konfirmoi ditën e sotme se prodhimi në masë i çipeve me arkitekturën 3-nanometër do të fillojë në gjysmën e dytë të 2022. Sipas kompania kjo arkitekturë do të përmbajë afro 250 milionë tranzistojë për 1 milimetër katror të procesorit që do të thotë se janë 2.5 herë më të dendur se arkitektura 10-nanometër ku Intel ka ngecur.

Në teori kjo arkitekturë duhet të mundësojë grafika tre herë më të fuqishme sesa ato të AMD lançuar së fundin Radeon RX 6000.

TSMC është kompania e cila prodhon procesorët Ryzen dhe grafikat Radeon të AMD. Deri së fundi ka prodhuar edhe grafikat NVIDIA. Avancimet e TSMC në 3-nanometër janë shumë të rëndësishme duke qenë se shumë prodhues çipesh mbështeten tek kompania.

Aktualisht arkitektura 10-nanometër e Intel përmban 100 milionë tranzistorë për mm2 ndërsa procesori 7-nanometër i TSMC afro 113 milionë tranzistorë për mm2. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone SE funksionon edhe me pjesët e iPhone 8