Analiza

Kompania Samsung hap muzeun për historinë e saj të inovacionit

Publikuar , 21 Prill 2014
0
Kompania Samsung hap muzeun për historinë e saj të inovacionit

dsc_0062.0_standard_1020.0Samsung Electronics ka shënuar 45 vjetorin me një ngjarje të veçantë, duke hapur Muzeun e Inovacionit në Suwon të Koresë së Jugut. “Muzeu i Samsung-ut për Inovacion sjell së bashku disa kryevepra të inovacionit elektronik,” tha CEO i kësaj kompanie, Kwon Oh-hyun në eventin e hapjes. “Këto shpikje vendosën fondacionin teknologjik që na e mundësoi neve të zhvillojmë dhe përpunojmë produktet që përmirësojnë jetët sot. Muzeu iu ofron vizitorëve një mundësi që të shohin nga ku kemi ardhur dhe po ashtu të shohin ku Samsung-u merr frymëzim për të vazhduar me krijim të kategorive që definojnë produkte.”

Muzeu përmban 150 shpikje dhe produkte nga Samsung e po ashtu edhe nga individët dhe kompanitë që nuk kanë lidhje me kompaninë koreane – një falënderim për konkurrentët e vet. Por ju nuk do të gjeni iPhone të Apple ose Trinitron TV-të e Sony-it në ekspozitë, edhe pse që të dyja treguan rrugën për profilet e ardhshme të Samsung-ut. Po ashtu nuk ka ndonjë produkt nga rivali i vjetër LG. Sipas muzeut, revolucioni modern i smartfonëve filloi me Samsung Galaxy S II.

Kjo ndërtesë ka tre korridore kryesore me ekspozime – Epoka e Shpikësve, Epoka e Inovacionit Industrial dhe Epoka e Krijimit. Epoka e Shpikësve ka disa modele origjinale të shpikjeve nga Thomas Edison, Graham Bell dhe Michael Faraday. Ajo shkon po ashtu edhe në historinë e AT&T, Siemens, Philips, GE dhe NEC. Në korridorin e Epokës së Inovacionit Industrial janë vendosur produktet e Samsung-ut e po ashtu edhe konkurrentët e kësaj kompanie. Inovacionet dhe avancimet teknologjike të gjysmëpërçuesve, paraqitjet, dhe industritë mobile po ashtu shpjegohen. Dhe Epoka e Krijimit futet në zgjidhjet B2B dhe Smart Home nga Samsung – që është vizioni i kompanisë për automatizim të shtëpisë për një të ardhme jo shumë të largët. Muzeu ndaras e ka Korridorin e Historisë së Samsung-ut në katin e parë, duke theksuar historinë dhe filozofinë e konglomeratit jug-korean.

LEXO EDHE:  Xiaomi ka në plan jo 1 por 4 telefonë me kamër 108-megapiksel

Korridori i parë dhe i dytë i ekspozitës janë argëtues dhe informues falë paraqitjeve interaktive transparente të Samsung-ut që ofron informacione shtesë për ekspozitat. Muzeu pa dyshim do të bëhet një destinacion i popullarizuar për udhëtimet e shkollave pasi studentët mund të argëtohen duke ndërvepruar me ekrane. Në këtë muze po ashtu ndodhet një teatër panoramik 4K prej 180 shkallësh në të cilin lëshohet një klip që provon të tregojë se si Samsung-u do ta bëjë botën si vend më të mirë me inovacion. Më pas në të është një seksion që mund të përshkruhet vetëm si një version në miniaturë i kabinës së vet në ngjarjen vjetore tregtare CES. Hapësira është duke u përdorur si platformë për të treguar vizionin e vet për të ardhmen me një theks të veçantë në Shtëpitë e Mençura – një produkt ky që ende nuk ka tërhequr vëmendjen e botës.

Samsung ka injoruar rolin konvencional të muzeut dhe e ka kthyer atë në diçka tjetër: një kombinim të muzeut tradicional dhe sallës së ekspozitës që harron disa nga momentet më inovative në historinë e teknologjisë. Muzeu reflekton në botën e kaluar dhe të tashme të teknologjisë dhe ofron një paraqitje të shkurtër në të ardhmen e përgatitur nga Samsung – një kompani që dëshiron ta mendojë veten si mjaft inovative. (PCWorld Albanian)

DSC_0109_verge_super_wide

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>