Harduer

Kompania Samsung tregon detajet e laptopit të saj më të ri

Publikuar , 31 Dhjetor 2014
0
Kompania Samsung tregon detajet e laptopit të saj më të ri

samsung-ultrabook-3Të gjithë presin që kompania Samsung të bëjë të paktën një lajmërim të madh javën tjetër në eventin CES 2015, por duket se kompania ka nxjerrë edhe produktin tjetër përpara kohe. Gjiganti koreano-jugor ka treguar në blogun Samsung Tomorrow detajet lidhur me një Ultrabook të ri me një bateri impresive e cila ka një jetëgjatësi prej 12 orësh në versionin e gjuhës koreane.

Laptopi i ri, i quajtur Edicioni 2015 Seritë 9 Ultrabook, ka një ekran 12.2 inç, rezolucion prej 2560 x 1600 piksel, procesor Intel Core M, RAM 2GB, 256 GB hapësirë memorie si dhe operon me Windows 8.1. Lajmi i madh është se bateria e tij zgjat deri në 8 orë si dhe ofrohet edhe karakteristika Ultra Power Saving, e ngjashme me atë që ofrohet në Samsung Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4. Dizajni është gjithashtu shumë tërheqës. Ai peshon 950 gram (2 paund) krahasuar me 2.5 paund që peshon MacBook Air prej 11 inç dhe 2.96 paund që peshon MavBook Air prej 13 inç. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 do të rikthejë një funksion që Galaxy S10 i mungoi

Lajmet e fundit>