Harduer

Kompania Xerox nxjerr arnime për problemet e skanimit

Publikuar , 25 Gusht 2013
0
Kompania Xerox nxjerr arnime për problemet e skanimit

Xerox ka nxjerrë arnimin e parë për të rregulluar disa probleme në disa printerë multi-funksional ku karakteret nuk prodhohen siç duhet kur skanohen.

Problemi u shfaq në fillim të gushtit ku një shkencëtar gjerman kompjuterësh vuri re problemet në prodhimin e planit të një shtëpie.

Duke ekzaminuar një dokument në PDF të planit të skanuar ai vuri re se disa prej figurave ishin më të vogla edhe jo mirë të kopjuara. “Problemet zakonisht mund të shfaqen nën disa kushte të veçanta skanimi, si karaktere tepër të vogla, pixel humbasin dhe bëhet vështirë për ti lexuar. Nisur nga ky problem ne kemi zhvilluar një arnim i cili e eliminon atë mundësi,” shkruan kompania në një deklaratë.

Kompania Xerox tha gjithashtu se ky problem shfaqet vetëm në ato që quhen “dokumente stresi”, të cilat i referohen atyre dokumenteve që janë të vështirë për tu lexuar, që përmbajnë pixel jo të plotë dhe që janë skanuar disa herë.

Problemi nuk shfaqet kur dokumentet kopjohen, printohen apo kur dërgohen me fax. “Grupi jonë i inxhinierëve ka punuar gjatë gjithë kohës për të prodhuar një arnim të testuar, cilësor në rezultate dhe lehtësisht të instalueshëm”, tha Xerox.

Arnimi i parë është për “familjen” e Xerox ConnectKey, WorkCentre 75xx, WorkCentre 57xx dhe makinat ColorQube 93xx. Arnimi i dytë do të dal më vonë dhe i drejtohet të gjitha makinave të tjera të infektuara. (PCWorld Albanian)

xerox

LEXO EDHE:  Instagram, shkurtore të dedikuara për emojit

Tags >

Xerox
Lajmet e fundit>