Lajmet

Kompania Xiaomi thjeshton ueb domainin e saj në Mi.com për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare

Publikuar , 22 Prill 2014
0
Kompania Xiaomi thjeshton ueb domainin e saj në Mi.com për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare

xoaomiProdhuesi mjafti i njohur i smartfonëve në Kinë, Xiaomi, ka plane ambicioze për tu përhapur edhe përtej Azisë, dhe si pjesë e përpjekjeve të saj për ta realizuar këtë qëllim, kompania ka thjeshtuar domainin e uebfaqes në Mi.com. “Domaini i ri është më i thjeshtë dhe me i aksesueshëm për audiencën ndërkombëtare” tha kompania. Ata shtuan se domaini i ri i sapo lançuar gjithashtu i jep një kuptim më të përmbledhur brandit “Mi”, ku qëndron për “Mobile Intenet”. Është mëse e pranueshme për Xiaomi të bëjë një lëvizje të tillë, pasi emri i saj nuk është mjaft i përshtatshëm për tu cituar për ata që nuk flasin gjuhën kineze.

Deri më tani, Xiaomi e ka marrë hapin e saj të parë përtej Kinës së Madhe duke lançuar pajisjet e saj në Singapor. Gjithashtu kompania ka plane të sjell pajisjet Xiaomi në tregje të tjera të Azise Juglindore, ndërkohë që Zëvendës Presidentit i Xiaomi Global gjithashtu citoi se kompania po kërkon të hyjë tregjet e Indisë dhe Amerikës Latine, dhe zbuloi ditën e sotme se do të “përshpejtojë ekspansionin e saj global”. Li Wanqiang, bashkë themelues dhe Zëvendës President i Xiaomi, gjithashtu bëri të ditur se domaini i ri në ueb do të kontribojë në sipërmarrjen e-commerce të kompanisë, shërbim ky që numëron 70% të totalit të aksioneve të kompanisë. Xiaomi njihet mjaft mirë për shitjen e smartfonëve të saj, gjithashtu dhe të pajisjeve dhe aksesorëve shtëpiakë direkt nga uebsiti i tyre. Kur bëhet fjalë për sipërmarrjen e-commerce, një emër domaini i shkurtër ndihmon në sigurimin e një trafiku më të lartë sepse është i thjeshtë për tu mbajtur mend” tha Li në një qëndrim.

Në tre muajt e parë të këtij viti, Xiaomi ka dërguar 11 milion smartfonë, si dhe CEO Lei Jun tha se synonin të kishin dërgesa prej 60 milion smartfonësh nga fundi i këtij viti, dhe 100 milion vitin e ardhshëm. Kompania ka shitur 18.7 milion smartfonë në vitin 2013, duke përllogaritur një shifër totale shitje prej 5.2 miliard dollarë që i bie të jetë 150% më shumë se një vit më parë.

LEXO EDHE:  Një mashtrim i ri me Bitcoin infekton kompjuterët me ransomware dhe trojanë

Përveç harduerit, Xiaomi zbuloi se po përpiqej të adaptonte sistemin e saj operativ të bazuar në Android MIUI në tregjet ndërkombëtare, dhe ka filluar të investojë në ekipe dhe infrastruktura “përtej deteve” për të mbështetur nevojat e përdoruesve globalë. Sipas Xiaomi, MUIU arriti 30 milion përdorues në mbarë botën në dhjetor të 2013-ës, me më shumë se 2 milion përdorues jashtë Kinës të shpërndarë në 118 tregje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>