Lajmet

Kompanitë Acer, Asus, Dell, HP, Lenovo akuzohen për pirateri të Windows

Publikuar , 24 Janar 2013
0
Kompanitë Acer, Asus, Dell, HP, Lenovo akuzohen për pirateri të Windows

Microsoft-i ka identifikuar 13 shitës të PC-ve në Shanghai që, sipas kompanisë, kanë shpërndarë versione të sistemit operativ Windows në mënyrë të paligjshme.

Për këtë Microsoft-i mund të ndërmarrë masa ligjore kundër tyre nëse nuk arrihet në një marrëveshje. Microsoft-i e ka bërë këtë deklaratë ditën e martë si pjesë e fushatës së vet kundër piraterisë në Kinë.

13 shitësit e mëdhenj përfshijnë Acer, Asus, Dell, HP dhe Lenovo.

“Kemi kontaktuar me ta për të diskutuar mbi shkeljet që janë bërë. Kemi të drejtë të ndërmarrim masa ligjore kundër tyre nëse nuk arrijmë në një marrëveshje”,- shton kompania.

E njëjta situatë ndodhi në dhjetor me 16 shitës të tjerë të mëdhenj të PC-ve, të cilët po ashtu kishin shpërndarë versione të Windows pa miratimin e Microsoft-it. Në pjesën më të madhe të rasteve, Microsoft-i ka rënë dakord për marrëveshje.

Një marrëveshje e tillë do të përfshinte dëmshpërblim dhe kompania e akuzuar duhet të mos vazhdojë të shpërndajë më produktet Windows pa miratimin e Microsoft-it. Gjigantët e softuerëve po luftojnë prej vitesh piraterinë në Kinë, i cili është tashmë tregu më i madh për dërgesat e PC-ve.

Kompania ka ndërmarrë jo vetëm fushata informimi, duke vënë në pah rreziqet lidhur me sigurinë e kompjuterit në rastin e përdorimit të versioneve pirate të softuerëve, por ka marrë edhe masa ligjore kur ka qenë e nevojshme. (PCWorld Albanian)

Piracy

LEXO EDHE:  Microsoft mbyll dyqanin e librave elektronikë

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>