Biznes

Kompanitë ajrore paralajmërojnë përsëri autoritetet Amerikane për 5G

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Janar 2022
Kompanitë ajrore paralajmërojnë përsëri autoritetet Amerikane për 5G

Linja Amerikane e fluturimeve e quajtur United Airlines tha së fundmi ditën e hënë se teknologjia aktuale e ShBA, 5G do ndikonte negativisht 1.25 milion pasagjere dhe te paktën 15 000 fluturime dhe për këtë arsye ju drejtua administratës së presidentit Joe Biden që të ndërmarre masa të menjëhershme.

Linja e fluturimeve e ShBA paralajmëron se ndërhyrja e 5G mund të bëjë interferenca me sistemet kryesore të sigurisë dhe të rezultojë me pezullime apo shtyrje fluturimesh. Kompanitë kërkojnë shtyrjen e implementimit të teknologjisë 5G nëpër aeroporte, proces i cili duhej të kishte filluar të Mërkurën.

Ata gjithashtu u shprehen se nëse plani për implementimin e 5G-së vijon, pezullime pritet të ketë për fluturimet nga avionët Boeing 777, 787 dhe 737 në qytetet kryesore të SHBA-ve si Houston, New York, Los Angeles, San Francisco dhe Chicago./PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung konfirmon aksidentalisht linjën Galaxy Tab S8

Tags >

5GSHBA