Biznes

Kompanitë Amerikane vazhdojnë të bëjnë biznes me Huawei në kundërshtim me urdhrin e Trump

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Muajin e kaluar Huawei u vendos në listën e zezë të tregtisë duke ja ndaluar shitjen dhe blerjen e teknologjisë nga kompanitë Amerikane. Kompanitë Amerikane vazhdojnë të bëjnë biznes me Huawei në kundërshtim me urdhrin e Trump

Prodhuesit Amerikan të çipeve janë duke dërguar ende miliona dollarë produkte tek Huawei duke anashkaluar urdhrin ekzekutiv të Trump që ua ndalon diçka të tillë raportoi New York Times.

Shitja e komponentëve tek Huawei nisi tre javë më parë raportoi prestigjiozja Amerikane.

Burime pranë gazetës thanë se Intel dhe Micron po përfitojnë nga mënyra sesi produktet etiketohen për ti dërguar tek Huawei si produkte që janë prodhuar jashtë vendit nga kompani Amerikane dhe që nuk konsiderohen Amerikane.

Muajin e kaluar Huawei u vendos në listën e zezë të tregtisë duke ja ndaluar shitjen dhe blerjen e teknologjisë nga kompanitë Amerikane.

Urdhri ekzekutiv erdhi si shqetësim i Shteteve të Bashkuara të lidhjeve të afërt që Huawei ka me qeverinë Kineze ndërsa ky i fundit ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Një javë pasi Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv, Departamenti i Tregtisë lehtësoi disa prej kufizimeve të aplikuara ndaj Huawei duke i garantuar një licencë të përkohshme në mënyrë që prodhuesi i telefonëve të mund të përditësonte softuerët e tyre.

Lëvizja shkaktoi shumë konfuzion në industri. CEO i Micron tha se fillimisht kishte ndaluar shitjen e produkteve tek Huawei por i kishte rifilluar dy javë më pas.

Çdo kompani është ndikuar ndryshe për shkak të produkteve specifike dhe zinxhirëve të furnizimit që kanë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të përdorni Instagram për të shtuar listat e e-mail-eve

Lajmet e fundit>