Blog

Kompanitë e fluturimeve kanë filluar të vendosin kamera

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2019
0
Kompanitë thonë se nuk janë ato që kanë shtuar kamera por prodhuesit e sistemeve të zbavitjes. Konkretisht sistemet e American Airlines prodhohen nga Panasonic ndërsa Singapore Airlines përdor Panasonic dhe Thales. Kompanitë e fluturimeve kanë filluar të vendosin kamera

Tashmë ekziston një vend më shumë kur kamera do tu monitorojnë. Bëhet fjalë për 10,000 mbi nivelin e detit.

Sistemet e reja të zbavitjes operuar nga American Airlines, United Airlines dhe Singapore Airlines kanë kamera dhe së shpejti do të përdoren edhe nga kompani të tjera.

Kompanitë në fjalë thanë se asnjëherë nuk i kanë aktivizuar ato dhe nuk kanë në plan ti përdorin. Megjithatë kompanitë të cilat krijojnë sistem të tilla kanë vendosur ti instalojnë.

Një pasagjer në një fluturim me Singapore Airlines postoi një foto të mbështetëses së ndjenjës ku ishte vendosur kamera, një cicërimë e cila u shpërnda me qindra herë duke tërhequr vëmendjen e mediave.

Kompanitë thonë se nuk janë ato që kanë shtuar kamerat por prodhuesit e sistemeve të zbavitjes. Konkretisht sistemet e American Airlines prodhohen nga Panasonic ndërsa Singapore Airlines përdor Panasonic dhe Thales.

Prania e kamerave në avionët është vënë re prej të paktën 2 vite

Seth Miller, një gazetar që shkroi për to në 2017-ën tha se ato që i kanë vendosur nuk kanë konsideruar implikimet e privatësisë.

Në American Airlines kamerat janë vendosur tek ndenjëset “premium economy” në 82 Boeing 777 dhe Airbus A330. American Airlines ka afro 1,000 avionë.

Në rastin e Singapore Airlines, 84 Airbus A350, A380, Boeing 777 dhe 787 kanë kamera. Kompania operon 117 avionë.

Ndërsa kompanitë ajrore thonë se nuk kanë për të përdorur këto kamera, analistët thonë se për tu siguruar duhet të vendosin etiketa mbi to. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një fshat Japonez lançon ICO-në e tij

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>