Lajmet

Kompanitë e internetit kabllor së shpejti do të mund të ofrojnë 10Gbps

Publikuar , 15 Janar 2019
0
Sot shumë kompani në Evropë dhe SHBA ofrojnë plot 1Gbps përmes një modemi kabllor duke rivalizuar dhe fibrën optike. Kompanitë e internetit kabllor së shpejti do të mund të ofrojnë 10Gbps

Në CES 2019 u fol gjerë e gjatë për 5G-në. Teknologjia e rrjeteve të gjeneratës së re celulare do të dërgojë tek telefonët internet gigabitësh duke i bërë smartfonët një kërcënim real për rrjetet fikse.

Pikërisht përballë këtij rreziku CableLabs dhe Cable Europe kanë zhvilluar teknologjinë e re DOCSIS 3.1 e cila do të rrisë kapacitetin e rrjeteve kabllor deri në 10Gbps në shkarkim dhe ngarkim. Sot shumë kompani në Evropë dhe SHBA ofrojnë plot 1Gbps përmes një modemi kabllor duke rivalizuar dhe fibrën optike me teknologjinë e CableLabs.

Në vitet e ardhshme do të shohim që kompanitë të ofrojnë deri në 10Gbps në të dy drejtimet.

Nga 2016 deri në 2018-ën operatorët kabllorë të telekomunikacionit ka kaluar nga 4% e shtëpive me internet 1Gbps në 80% në 2018. Rrjetet kabllore 10Gbps jo vetëm që do të dërgojnë internet super të shpejtë por edhe të hapin mundësi të reja për shtëpitë inteligjente, shëndetin, lojrat, video streaming, realitetin virtual dhe të shtuar, edukimin e bizneset e të gjitha madhësive.

Testimet laboratorike kanë nisur ndërsa testimet reale do të fillojnë nga 2020-ta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bota njihet me procesorin më të shpejtë, AMD Threadripper 2990WX me 32 bërthama

Tags >

Interneti
Lajmet e fundit>