Blog

Kompanitë Ruse lënë pas SHBA dhe Evropën për inteligjencën artificiale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Mars 2019
0
Hulumtimi nuk përfshinte një prej liderë potencialë në garën IA siç është Kina. Vendi me popullin më të madhe në botë ka investuar në shumë fusha inovative veçanërisht në IA. Kompanitë Ruse lënë pas SHBA dhe Evropën për inteligjencën artificiale

30% e kompanive Ruse kanë filluar të përdorin inteligjencën artificiale duke lënë pas firmat Evropiane dhe Amerikane sipas rezultateve të një ankete realizuar nga Microsoft me liderë biznesi.

Ekzekutivët Rusë janë 7.7% përpara ku bëhet fjalë për adoptimin e teknologjisë tha Microsoft. Në Francë niveli i adoptimit të IA është vetëm 10%.

Kompania zbuloi hulumtimin e quajtur “Liderët e Biznesit në Epokën IA”. Plot 800 ekzekutivë nga Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Rusia, Zvicra, Britani dhe SHBA morën pjesë në anketë e realizuar në Janar me kompani me të paktën 250 punonjës.

Një ekzekutiv Rus i kompanisë ABBYY tha se të ardhurat nga projektet IA u rritën me 63% në 2018-ën.

Janë këta ekzekutivë të cilët vlerësojnë më së shumti IA në aktivitetet e bizneseve të tyre.

Por hulumtimi nuk përfshinte një prej liderë potencialë në garën IA siç është Kina. Vendi me popullin më të madhe në botë ka investuar në shumë fusha inovative veçanërisht në IA.

Vitin e kaluar Presidenti Kinez Xi Jingping bëri thirrje për të rritur zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë për të siguruar të ardhmen e vendit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale mund një prej ekipeve më të mira në botë të Dota 2

Lajmet e fundit>