Biznes

Kompanitë teknologjike mbyllin zyrat në Kinë nga frika e coronavirusit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Janar 2020
0
Shumë punonjësve po u kërkohet të punojnë nga shtëpia ose të shtyjnë pushimet e Vitit të Ri Hënor. Kompanitë teknologjike mbyllin zyrat në Kinë nga frika e coronavirusit

Google vendosi të mbyllë përkohësisht të gjitha zyrat në Kinë, Hong Kong dhe Tajvan për shkak të coronavirusit.

Gjigantë të tjerë teknologjikë si Amazon dhe Microsoft ka marrë masa për të mbrojtur stafin nga infeksioni. Këtë javë korporatat globale kanë mbyllur operacionet në Kinë dhe këshilluar stafin në mbarë botën të mos vizitojnë vendin.

Shumë punonjësve po u kërkohet të punojnë nga shtëpia ose të shtyjnë pushimet e Vitit të Ri Hënor.

Google tha se ka ndaluar stafin të udhëtojë në Kinë dhe Hong Kong ndërsa punonjësve u është këshilluar të largohen nga vendi sa më të parë për të paktën dy javë.

Në fillim të javës Facebook u bë firma e parë Amerikane e cila i tha stafit të shmangë udhëtimet drejt Kinës. General Motors, Toyota, Honda, Grupi PSA që prodhon makina Peugeot dhe Citroen kanë mbyllur fabrikat e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas 11 vitesh GitHub bëhet me një aplikacion mobil