Blog

Kompanitë teknologjike shpenzojnë miliona për influencë politike

Publikuar , 24 Janar 2019
0
Google dhe Facebook nuk ishin të vetmit në këtë mes. Microsoft ka shpenzuar 9.52 miliardë dollarë ndërsa Apple 6.62 milion dollarë. Kompanitë teknologjike shpenzojnë miliona për influencë politike

Kompanitë e mëdha teknologjike kanë shpenzuar në 2018 më shumë para se asnjë herë më parë për lobime.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vetëm Google ka shpenzuar 21.2 milion dollarë në lobim, një rekord për kompaninë.

Facebook nga ana tjetër ka shpenzuar 12.62 milion dollarë.

Google dhe Facebook nuk ishin të vetmit në këtë mes. Microsoft ka shpenzuar 9.52 miliardë dollarë ndërsa Apple 6.62 milion dollarë.

I fundit ndër kompanitë e mëdha që ka shpenzuar miliona është Twitter. Në fakt është hera e parë që shpenzon 1 milion dollarë në lobim.

Të kombinuara së bashku kompanitë e mëdha teknologjike shpenzuan 64 milion dollarë për të rritur influencën në Uashington.

Gjatë 2018-ës ekzekutivë të Facebook, Google, Apple dhe Twitter dolën përballë Kongresit Amerikan për të dëshmuar sesi mbrojnë të dhënat e përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton pajisjen 3,500 dollarëshe të realitetit virtual HoloLens 2

Lajmet e fundit>