Harduer

Kompjuterët Mac në vitin 2013 do të kenë Wi-Fi trefish më të shpejtë

Publikuar , 04 Janar 2013
0
Kompjuterët Mac në vitin 2013 do të kenë Wi-Fi trefish më të shpejtë

Thuhet se Broadcom do të integrojë chipset-in ultra të shpejtë Wi-Fi në gjeneratën e ardhshme të kompjuterëve Mac. WiFi Broadcom

Portali TNW pohon se nga burime të afërta me Apple ka marrë një informacion të verifikuar se kompania ndodhet në bisedime me Broadcom, që në gjeneratën e ardhshme të kompjuterëve Mac të integrojë chipset-in e tyre Wi-Fi, që do të rrisë trefish shpejtësinë maksimale të internetit pa kabëll.

Standardi i quajtur 5G Wi-Fi, përkatësisht 802.11ac ofron depërtueshmëri më të madhe, mbulim më të gjerë dhe harxhim më të pakët të baterisë, gjë që është shumë e përshtatshme për laptopët.

Sipas TNW, pajisjet e tanishme të cilët posedojnë wireless 802.11n, mundësojnë lidhje deri 450Mbps me tri antena, kurse 802.11ac të njëjtën shpejtësi mund ta arrijë vetëm me një antenë, që mundëson teorikisht shpejtësinë prej 1.3 Gbps me tri antena.

Kompjuterët e Apple momentalisht përdorin 3 antena për dërgim dhe marrje të të dhënave, përfshirë edhe linjën MacBook Pro dhe sistemet të gjitha në një iMac.

Pritet që pajisjet në standardin 802.11ac do të jenë më shumë se një miliardë në të gjithë botën në vitin 2015. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Me Chrome 69 Google lançon dizajnin e ri të shfletuesit

Tags >

MacWi-Fi
Lajmet e fundit>