Harduer

“Kompjuteri” i parë në botë është më i vjetër nga sa mendohej

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
“Kompjuteri” i parë në botë është më i vjetër nga sa mendohej

computer-15Dy zhvillues kanë kryer një studim të ri për të kuptuar më mirë se si funksionon Antikythera Mechanism, një mekanizëm antik grek që daton 2.000 vjet më parë. Studimi, i publikuar në Archive for History of Exact Science, i ka ndihmuar zhvilluesit të zbulojnë të dhëna të reja për puzzle-in astronomik antik grek që i ka mahnitur arkeologët për dekada.

Si pjesë e kërkimeve u zbulua se ky mekanizëm mund të jetë krijuar në vitin 205 para krishtit. Kjo do të thotë se kjo pajisje është 50-100 vjet më e vjetër nga ç’ishte menduar. Mendohet se është e të njëjtës kohë me Arkimedin. I ngjashëm me një orë, mekanizmi Antikythera Mechanism u gjet nga një detar në një breg deti në afërsi të Greqisë në vitin 1901. Zhvilluesit shprehen se pajisja mund të ketë qënë e aftë të parashikojë eklipset dhe është ndërtuar në një mënyrë tepër të sofistikuar për atë kohë.

Për të arritur në këto përfundime, zhvilluesit James Evans dhe Christian Carman përdorën një metodë eleminimi. Ata ekzaminuan qindra mënyra derisa gjetën atë më të duhurën dhe më të saktën për të gjetur moshën e atij që pretendohet të jetë kompjuteri më i vjetër në botë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google ndryshon politikat e reklamimit për abortin

Tags >

pc
Lajmet e fundit>