Blog

Kompjuteri i rrallë Apple-1 i 1976-ës shitet për 375 mijë dollarë

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Versioni i shitur në ankand është plotësisht funksional dhe është produkt i parë i një kompanie që katër dekada më pas do të bëhej e para që arrin vlerën prej 1 trilionë dollarë. Kompjuteri i rrallë Apple-1 i 1976-ës shitet për 375 mijë dollarë

Një kompjuter i rrallë Apple ndërtuar nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak u shit në një ankand në Boston të Shteteve të Bashkuara për 375,000 dollarë.

Kompjuteri i radhë Apple-1 doli në shitje për herë të parë në 1976 për 666.66 dollarë si produkti i parë i kompanisë.

Apple-1 u modelua si një bord qarqesh për entuziastët e kompjuterave për tu shndërruar më pas në një prej kompjuterëve të parë personalë përdorur nga konsumatorët.

Versioni i shitur në ankand është plotësisht funksional dhe është produkt i parë i një kompanie që katër dekada më pas do të bëhej e para që arrin vlerën prej 1 trilionë dollarë.

Shitja e kompjuterit vjen pak ditë pasi dizajneri i Apple që që nga 1996-ta Jonatan Ive u dekorua me medaljen Professor Hawking.

Ai zotëron mëse 5,000 patenta dhe puna e tij ka luajtur një rol të pashoq në skenën globale.

Ai fshihet pas dizajnimit të iMac, iPhone, iPad dhe Apple Watch. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>