Lajmet

Kompjuteri mainframe feston 50 vjetorin

Publikuar , 09 Prill 2014
0
Kompjuteri mainframe feston 50 vjetorin

ibmcomputer-22_2872953bPesëdhjetë vjet më parë IBM zbuloi kompjuterin e parë mainframe, të aftë për të vënë në lëvizje çdo gjë duke filluar nga bankat për qeveritë. Ai ishte aq i shtrenjtë për t’u ndërtuar sa që dështimi i tij do ta kishte shkatërruar kompaninë. Për fat të mirë, System/360 shiti mijëra njësi dhe solli revolucion në informatikë. Në vitin 1961 një grupi të vogël të stafit IBM iu kërkua që të krijonte një plan për të siguruar të ardhmen afatgjatë të kompanisë. Kompjuterët aktuale ishin shitur mirë, por kishte kufizime të mëdha. Duhej një qasje krejt e re.

Pas tetë javësh ata dorëzuan një raport të diskutueshëm për të cilin drejtuesit propozuan që të lihej gjitha puna e mëparshme e kompanisë dhe të fillohej nga e para me një arkitekturë të re. Jo vetëm që ajo do të kërkonte një ridizajnim të plotë të gamës së produkteve të IBM-së, por edhe teknikat e prodhimit dhe ngritjen e fabrikave të reja. Për shkak se pajisjet revolucionare nuk do të punonin më me modele të vjetra, klientët ekzistues do të ishin të detyruar përmirësonin të gjitha pajisjet e tyre. Ishte propozim i rrezikshëm. Në fakt, dështimi do të nënkuptonte falimentim.

Pas miratimit të idesë, IBM-ja investoi më shumë se 5 miliardë dollarë në zhvillimin e kompjuterëve të gjeneratës së ardhshme. Rezultati ishte System/360. Kur projekti rezultoi një sukses i madh komercial të gjithë u qetësuan. Por askush nuk mund parashikonte efektin revolucionar që do të kishte ky projekt mbi ruajtjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre në të gjithë botën. Trashëgimia e këtyre pajisjeve vazhdon sot e kësaj dite.

Barrie Heptonstall, drejtori i shitjeve në IBM në Britaninë e Madhe, shpjegon se shumë konsumatorë – edhe pse ai nuk e thotë saktësisht se kush – punojnë ende me softuerë të shkruar fillimisht në vitet 1960 për System/360, edhe pse në harduerë shumë më të fuqishme. “Në vitet ’60, madje edhe kur unë iu bashkova IBM –së në vitin 1990, këta kompjuterë ishin të mëdhenj. Ata zinin dhoma të tëra, ndërsa sot janë sa një frigorifer. Dhe rreth 800 herë më të fuqishëm.”

LEXO EDHE:  Lojtari i Minecraft vritet pas 5 vitesh mbijetesë në "Hardcore"

Mainframet janë plotësisht të ndryshme nga desktopët, apo edhe serverat e fuqishme. Vetëm 350 gjenden në Mbretërinë e Bashkuar dhe zakonisht kushtojnë rreth £ 1 milion secila. Ata janë blerë nga klientët që kanë nevojë për të, procesim të një numri të madh të transaksioneve me shpejtësi të lartë. Për shembull, ato mund të përpunojnë 1 milion transaksione në ditë.

Ndryshe nga superkompjuterët, të cilat marrin të dhëna dhe kryejnë llogaritje tepër intensive si përpunimi i të dhënave atmosferike për të parashikuar motin, mainframet bëjnë përpunime rutinë të të dhënave. Çdo herë që përdorni kartën tuaj bankare, ka mundësi që keni gjeneruar punë për një mainframe IBM. Është e qartë se saktësia dhe besueshmëria janë të rëndësishme. Çipet brenda një mainframe janë të dizajnuara me porosi nga IBM, e bëjnë çdo llogaritje dy herë dhe më pas krahason rezultatet për të shmangur gabimet. Nëse ndodh ndonjë problem, vjen në punë backup-i.

Pa këto pajisje – të cilat ne të gjithë i përdorim shumë herë në ditë edhe pa e kuptuar – bota moderne nuk do të ekzistonte siç është sot. Por me shumë mundësi, shumicës prej nesh nuk do t’i bjerë rasti të shohë një të tillë. Kur u prezantua System/360 në vitin 1944 donte 6 sekonda për të shumëzuar dy numra. Por përparimet erdhën shumë shpejt. Filluan të përdoreshin disqet e aluminit në vend të tubave të vakumit dhe më pas tranzistorët. Ajo që i fuqizoi më shumë këta kompjuterë ishte aftësia tele-përpunuese, e cila lejonte dhënien dhe marrjen e komandave nga distanca. Ato janë përdorur nga kompanitë ajrore në mbarë botën për rezervimin e biletave të pasagjerëve et.

LEXO EDHE:  Instagram dhe WhatsApp do tu shtohet "from Facebook" në emrat e tyre

Shpenzimet për krijimin e tyre kanë qenë kolosale. Nëse projekti nuk do të kishte ecur, atëherë kishte shumë mundësi që IBM-ja të mos ekzistonte sot. Këtë gjë e thonë shpesh drejtorët e lartë të kompanisë. Por, edhe çmimet e përdorimit apo të shitjes janë të larta. Marrja me qira e një System/360 mund të kushtojë rreth 115 000 $ në muaj. Çmimet e shitjes variojnë nga 130 000 $ në 5.5 milionë $. Ai përdoret nga universitete, banka, aeroporte, madje disa prej tyre janë përdorur edhe në projektin Apollo 11 të NASA-s. Në vitin 1970, System/360 u zëvendësua me System/370, dhe 390 në vitet ’90. Sot IBM po punon mbi mënyrat për të sjellë fuqinë e mainframe në cloud dhe virtualizim – duke zëvendësuar kështu serverët që kryejnë detyra të ndryshme me një kompjuter të vetëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>