Harduer

Komplete bluetooth për makina: leverdi, jo cilësi

Publikuar , 25 Korrik 2009
0
Komplete bluetooth për makina: leverdi, jo cilësi

Një mënyrë për ta pasur këtë masë sigurie është të mbani një kufje wireless kurdo që lëvizni me makinën tuaj. Por sado e mirë që të jetë kjo alternativë, mendojmë se përdorimi i një mikrofoni me kufje të projektuar për makinën tuaj është një ide akoma më e mirë.

Ne ngamë makinën tonë për shumë kilometra për të testuar disa aparate bluetooth të gatshme për  përdorim. Zbulimet tona? Megjithëse shumica e këtyre pajisjeve janë të thjeshta për t’u instaluar dhe kanë komanda që gjenden lehtësisht, mbetëm vetëm pak të impresionuar nga cilësia e tyre audio.

Gjatë gjithë testeve tona, kufjet me mikrofon nuk iu afruan cilësisë së aparateve celulare për sa i përket tingullit. Pjesa më e madhe e bisedimit mund të jetë e qartë mjaftueshëm, por zëri juaj mund të ngjajë i dobët apo bashkëbiseduesit tuaj mund të kenë probleme që variojnë nga interferenca deri te ndërprerjet dhe jehona.

Aparati akustik për makina prej $70 i Motorola, T305 fiton vendin e parë në 5 kompletet më të mira për makina në tabelën tonë, pasi është kompakt, ultraportativ dhe rrinte i kapur mirë pas xhamit kur e instaluam. Për më tepër, cilësia e thirrjes së T305-ës ishte konsistente dhe e kënaqshme, butonat ishin intuitivë dhe çmimi i saktë.

Vizito find.pcworld.com/62970 analiza të detajuara, rezultate të testeve, dhe tiparet e paisjeve Bluetooth për makinë

LEXO EDHE:  Ja cilin iPhone ka vendosur Apple ta rishesë

Lajmet e fundit>