Lajmet

Komuna Skënderaj nuk tërhiqet nga aktiviteti i lojës Ludo King

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Shkurt 2019
0
Komuna e Skenderajt ka vendosur që në sheshin kryesor të qytetit, “Adem Jashari”, qytetarët do të kenë mundësi që ta luajnë lojën Ludo King me datën 15 shkurt. Komuna Skënderaj nuk tërhiqet nga aktiviteti i lojës Ludo King

Komuna e Skenderajt ka vendosur që në sheshin kryesor të qytetit, “Adem Jashari”, qytetarët do të kenë mundësi që ta luajnë lojën Ludo King me datën 15 shkurt. Të gjitha përgatitjet për garën e nesërme kanë përfunduar. Loja pritet të filloj nesër në ora 11:00

Për shpërblim, fituesit do të ftohen për një kafe dhe nga një ëmbëlsirë, në ëmbëltoren e Qendrës së Rinisë së Skenderajt.

Përveç kësaj, komuna ka organizuar edhe aktivitete të tjera që do të vazhdojnë më 16 dhe 17 shkurt për nder të 11 vjetorit të pavarësisë.

Lëvizja Vetëvendosje e degës në Skenderaj, ka reaguar ndaj vendimit të kësaj komune që në nder të shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizohet aktiviteti i lojës së njohur Ludo.

Dy ditë më VV i kërkoi Komunës të heqë lojën Ludo nga aktivitetet e Pavarësisë. Ajo bëri thirrje që në vend të lojës “Ludo” në shesh, tu ligjërojmë nxënësve nëpër shkolla për këtë datë të rëndësishme për vendin tonë.” /Gazeta Express

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ka përgatitur një fond miliarda dollarësh për të financuar kompanitë Evropiane të teknologjisë

Tags >

Ludo
Lajmet e fundit>