Lajmet

Komuniteti i sigurisë kibernetike XOR organizon takimin virtual XOR:Bit Flipping

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2020
0
XOR është një komunitet i hapur virtual për të gjithë shqiptarët që punojnë në fushën e sigurisë së informacionit, atë kibernetike, kombëtare, si dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Komuniteti i sigurisë kibernetike XOR organizon takimin virtual XOR:Bit Flipping

XOR, komuniteti virtual i sigurisë kibernetike organizon më 19 Dhjetor takimin virtual “XOR: Bit Flipping” për të diskutuar me profesionistë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike rreth sulmeve dhe mbrojtjes në fushën e sigurisë kibernetike.

Takimi online i cili do të realizohet përmes platformës Zoom nga ora 13:00 deri në 16:30 i dedikohet stafit të sigurisë kibernetike dhe atyre të teknologjisë dhe informacionit.

Në këtë aktivitet do të shtjellohen tematike kryesisht teknik nga aspekti i sulmeve kibernetike në ambiente korporative si dhe të trajtohen disa nga masa kryesore të mbrojtjes me implementimin e kontrolleve të sigurisë sipas praktikave më të mira,” tha themeluesi i XOR Frost për PCWorld.al.

XOR është një komunitet i hapur virtual për të gjithë shqiptarët që punojnë në fushën e sigurisë së informacionit, atë kibernetike, kombëtare, si dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Entuziastë dhe të pasionuar pas sigurisë kibernetike gjithashtu mund të bëhen pjesë e këtij komuniteti duke u anëtarësuar në Discord.

Ju mund të bëheni pjesë e këtij takimi virtual duke komunikuar në postën elektronike [email protected] ose në platformat e rrjeteve sociale.

Në XOR: Bit Flipping do të marrin pjesë ekspertë të sigurisë kibernetike si Rio Sherri  – Senior Security Consultant në MDSecLabs, Arben Shala  – Security Researcher, Arti Karahoda – Cyber Security Specialist, Bleon Proko  – Information Security Specialist në ONE, Frost – Senior Threat Intel Analyst dhe Dardan Prebreza  – Senior Security Consultant, BishopFox.

XOR është një komunitet virtual i themeluar që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në shërbim të përmirësimit të sigurisë. Në fillim të vitit ky komunitet organizoi Sfidën Kibernetike #XORCTF7E4, ku morën pjesë gjithsej 9 ekipe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia të cilët garuan për të identifikuar sa më shumë probleme sigurie.

LEXO EDHE:  Apple mbron tarifat e App Store

Një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve janë aktiv në baza ditore lidhur me ngjarjet më të reja në këto fusha relevante, ku përpos lajmeve diskutohen edhe detajet teknike përkatëse.

XOR gjithashtu mban biseda të rregullta në Discord ku trajtohen shumë tema aktuale interesante siç janë aplikimi i teknologjisë Blockchain në fushën e kibernetikës, fushatat e spiunazhit elektronik në botë, incidenteve kibernetike në rajon dhe të tjera,” tha Frost.

Misioni i XOR është të zgjerojë komunitetin e sigurisë kibernetike ku njerëzit mësojnë nga njeri-tjetri në një mjedis argëtues dhe frymëzues. /PCWorld Albanian