Lajmet

Komuniteti Kibernetik XOR zbulon skemën me 1,000 karta krediti të vjedhura nga qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Qershor 2020
0
Puna e tyre për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe rritjen e sigurisë kibernetike është bërë e disponueshme për këdo dhe falas por ata kanë vendosur të shkojnë një hap më tutje dhe është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin Komuniteti Kibernetik XOR zbulon skemën me 1,000 karta krediti të vjedhura nga qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës

Komuniteti Kibernetik XOR zbuloi afro 1,000 karta krediti të vjedhura nga qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës duke bërë thirrje njëherazi për kujdes gjatë blerjeve online.

Prej kartave të vjedhura, 513 prej tyre u përkisnin qytetarëve të Shqipërisë ndërsa 475 prej tyre qytetarëve të Kosovës.

Zbulimi erdhi si pasojë e një analize nga XOR në DarkNet. Profesionistët e sigurisë kibernetike të këtij komuniteti virtual vunë theksin tek rritja e numri të kartave të vjedhura që u përkasin qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kartat e vjedhura ishin të tipit kredit dhe debit. Në mesin e bankave të prekura ishin Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeissen Bank, Banka Credins, Procredit Banka, NLB, Tirana Bank, TEB, NUBANK.

Ndërsa qytetet më të goditura nga këto vjedhje kartash ishin Tirana e Prishtina. Kartat e vjedhura ishin nxjerrë në shitje nga 16 deri në 31 dollarë në tregun e zi sipas dokumenteve të publikuara nga XOR.

Komuniteti XOR bëri thirrje gjithashtu që blerësit online të ndjekin udhëzimet e Njësisë Operacionale të Sigurisë Kibernetike KOS-CERT.

Pas shumë analizave të cilat i kemi bërë në DarkNet , kemi vrejtur një rritje enorme të kartelava të vjedhura qe i…

Gepostet von XOR am Donnerstag, 28. Mai 2020

Në Nëntor të vitit të kaluar XOR kishin ekspozuar një tjetër skemë të ngjashme por kësaj herë ishin vënë në shënjestër me sulme phishing qytetarët me llogari bankare Raifeissen.

Përmes uebfaqeve të klonuara të Raiffeisen hakerët kishin tentuar të vidhnin të dhënat e qytetarëve.

XOR është komunitet virtual, themeluar dhe ndërtuar nga një grup i profesionistëve me një sfond divers në fushën e teknologjisë informative me theks të veçant në sigurinë kibernetike (Cyber Security). Ky komunitet ofron disa shërbime dhe plotësisht falas të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare xor.al.

LEXO EDHE:  Aplikacioni popullor i komunikimit ishte mjet përgjimi i Emirateve të Bashkuara Arabe

Puna e tyre për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe rritjen e sigurisë kibernetike është bërë e disponueshme për këdo dhe falas por ata kanë vendosur të shkojnë një hap më tutje dhe është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin

Në përgjigje të këtij misioni ata organizuan në fillim të vitit garën kibernetike XORCTF7E4 me pjesëmarrjen e një komuniteti të gjerë të pasionuarish në fushën e sigurisë kibernetike. /PCWorld Albanian