Lajmet

Konami lançon një version falas të PES 2019

Dec 14 2018
0 Shpërndarje
Loja ofron blerje brenda aplikacioni megjithatë për tu luajtur është falas. Konami lançon një version falas të PES 2019

Kërkoni një lojë futbolli të vërtetë pa qenë nevoja të paguani çmimin e FIFA? Konami ditën e sotme lançoi PES 2019 Lite, një version falas i lojës së famshme Pro Evolution Soccer.

Loja ofron blerje brenda aplikacioni megjithatë për tu luajtur është falas.

Termi “Lite” përfaqëson modalitetin MyClub të lojës ku lojtarët mund të krijojnë super ekipe me lojtarë të së kaluarës por edhe që aktualisht luajnë ende.

Përveç MyClub, PES 2019 Lite mund të luani ndeshje offline dhe të kryeni trajnime. Me modalitetin quajtur PES League mund të luanin ndeshje 3vs3.

Dikur shumë e sukesshme, loja ka humbur ndjeshëm përballë FIFA në popullaritet dhe këto versione falas synojnë të rrisin interesin për lojën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançoi aplikacionin Companion për transferimin e fotove nga iOS në kompjuter

Lajmet e fundit>