Harduer

Konceptet e telefonëve me palosje të TCL janë ndryshe nga ato që kemi parë deri sot

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Mars 2020
0
Kompania prezantoi dy koncepte telefonësh me palosje. I pari paloset tre herë dhe është një prej koncepteve të para të smartfonëve me dy boshte. Ekrani 6.55-inç në formë smartfoni shndërrohet në tablet 10-inç. Konceptet e telefonëve me palosje të TCL janë ndryshe nga ato që kemi parë deri sot

TCL Communication, një prej markave të televizorëve me rritjen më të shpejtë në botë, tashmë është vënë në ndjekje tregun të smartfonëve dhe nuk i trembet aspak provimit të eksperiencave të reja.

Kompania prezantoi dy koncepte telefonësh me palosje. I pari paloset tre herë dhe është një prej koncepteve të para të smartfonëve me dy boshte. Ekrani 6.55-inç në formë smartfoni shndërrohet në tablet 10-inç.

Koncepti i dytë është edhe më interesant. Nuk është në fakt një telefon me ekran me palosje por me një ekran në formë roll-up.

Duket si një smartfon i zakonshëm 6.75-inç por i hapur shkon deri në 7.8-inç, por aq sa një iPad Mini pa pasur nevojë të paloset. Ky dizajn e mban telefonët super të hollë.

Duke qenë se TCL prodhon vetë ekranet, kompania ka eksperimentuar me disa formate dhe tha se ka mëse 30 koncepte që sillen në fabrikat e saj. Megjithatë janë koncepte dhe mbase nuk kanë për të debutuar kurrë.

Gjithashtu me kalimin e kohës TCL do të përfitojë edhe nga rënia e çmimeve të këtyre smartfonëve sepse shumë pak përdorues janë të gatshëm të blejnë një smartfon 1,300 deri në 2,700 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fitimi i Samsung ka rënë me 56%