Harduer

Koncepti EMIRAI, ndërfaqe inovative për ngasësin

Publikuar , 11 Dhjetor 2011
0
Koncepti EMIRAI, ndërfaqe inovative për ngasësin

Së paku kështu është visioni i paraqitur si koncept i quajtur EMIRAI në kuadër të Tokyo Motor Show. Inovacioni më i madh i veturës pritet të jetë ndërfaqja e tij e ndjeshme në të dhëna biometrike që mund të përshtat pozicionin në bazë të positës së ulëses dhe në bazë të rrahjes së zemrës dhe temperatures së fytyrës. 

Gjithashtu vetura ka një panel anësor për ngasësin që është konfiguruar për të njohur shkrimin e dorës (vetëm gjuhën Japoneze për momentin) dhe në anën tjetër në timon ka butona që ndryshojnë në mënyrë dinamike, duke u shfaqur dhe larguar në varësi të asaj që paraqitet në ndërfaqe. 

Deri në momentin e paraqitjes së veturës në treg ende ka kohë dhe këto gjëra janë vetëm premtime në këtë faze, por kurr nuk i dihet dhe deriatëherë mund të shikoni videon për detaje shtesë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Xiaomi ka në plan jo 1 por 4 telefonë me kamër 108-megapiksel

Lajmet e fundit>