Lajmet

Koncerti i U2 do të transmetohet drejtpërsëdrejti në YouTube

Publikuar , 21 Tetor 2009
0
Koncerti i U2 do të transmetohet drejtpërsëdrejti në YouTube

Kjo shënon edhe herën e parë që një shfaqje e këtij niveli transmetohet drejtpërsëdrejti. Shfaqja në Rose Bowl pritet që të pranojë rreth 96.000 adhurues. YouTube në anën tjetër do të ofrojë qasje për adhurues anembanë botës, pra për shtete që do të vizitohen nga ky bend apo që nuk do të vizitohen fare, me një fjalë ai që është në gjendje të ketë qasje në YouTube do të mund të përcjellë këtë shfaqje online.

“Bendi ka dëshiruar diçka të këtillë qysh moti. Pasi që do të filmojmë shfaqjen në LA, ne na ofrohet një mundësi e përkryer për të zgjeruar shfaqjen përtej stadiumit. Adhurues shpesh udhëtojnë distanca të largëta për të parë U2, kësaj radhe U2 do të shkojë tek ta”, tha menaxheri i U2, Paul McGuiness.

YouTube do të transmetojë drejtpërsëdrejti në pesë kontinente. Kjo shfaqje do të ofrohet si zakonisht nga YouTube, pra si video-në-kërkesë, duke ofruar dy ritransmetime të plota – pas transmetimit të drejtpërdrejtë – edhe në U2.com edhe në YouTube.

Pra adhurues të U2 nga Kosova e Shqipëria, në rast se nuk keni mundësi ta ndiçni në Pasaden Rose Bowl bendit tuaj të preferuar, YouTube është zgjidhja e duhur për argëtimin tuaj gjatë të dielës.

LEXO EDHE:  Apple iPad do të ketë sistemin e tij operativ

Lajmet e fundit>