CES, një prej mbledhjeve më të famshme të teknologjisë, do të organizohet vetëm virtualisht për edicionin e 2021.
Eveniment, që normalisht mbahet në Las Vegas në Janar, tërheq vëmendjen e shumë kompanive të teknologjisë ku zbulojnë risitë dhe inovacionet e tyre më të fundit.
Por me shqetësimin në rritje për pandeminë e Covi-19, organizatorët kanë menduar ta organizojnë kësaj here vetëm si eksperiencë plotësisht dixhitale.
Sipas organizatorëve është e pamundur të ruhet siguria e dhjetëra mijëra njerëzve që mund të marrin pjesë në këtë shfaqje të teknologjisë.
CES i bashkohet konferencave të tjera teknologjike të profilit të lartë të cilat janë organizuar virtualisht si Web Summit në Nëntor apo TED 2021.
Organizatorët e Kongresit Mobil Botëror në Barcelonë ende shpresojnë për një aktivitet me pjesëmarrje fizike. /PCWorld Albanian