Harduer

“Konfirmohen” parametrat e Samsung Galaxy S5

Publikuar , 14 Janar 2014
0
“Konfirmohen” parametrat e Samsung Galaxy S5

samsung-galaxy-s5-conceptNjë person i brendshëm i kompanisë ka “konfirmuar” për SamMobile disa prej specifikimeve kryesore të smartfonit lider të Samsung. Mesa duket Galaxy S5 do të jetë i disponueshëm në dy versione.

Modeli prej metali do të kushtojë 800 Euro në Europë, ndërsa modeli tjetër prej materiali plastik do të kushtojë 650 Euro. Aktualisht nuk është e qartë nëse versioni i shtrenjtë do të quhet Galaxy S5 apo do të përfshihet në linjën e shumë përfolur “Galaxy F”.

Përsa i përket komponentëve të brendshme, është raportuar se Samsung do të përdorë tek pajisjet e ardhshme dy proçesorë: Modelin Exynos 6 dhe CPU Qualcomm Snapdragon 805. I pari do të ofrojë suport 64-bit, do të ketë integruar teknologjinë LTE dhe ka të ngjarë që të përdoret tek modeli Galaxy S5 prej metali, ndërsa i dyti me shumë mundësi do të përdoret tek modeli plastik.

Për më tepër, Galaxy S5 do të suportojë ekran Super AMOLED 5.25 inç me rezolucion Quad HD (2560 x 1440), kamera 16 megapiksel dhe sistem Android Kit Kat. Nuk janë zbuluar ende detaje mbi RAM-in, kapacitetin e baterisë apo aftësisë së kameras për të suportuar stabilizimin optik të imazhit.

Sipas raportimit, Galaxy S5 do të prezantohet gjatë një eventi në Londër që do të organizohet në mes të muajit mars dhe do të hidhet në treg në fillim të muajit prill. Është përfolur gjithashtu se linjës së Galaxy S5 do t’i bashkohen edhe dy modele të tjera. Bëhet fjalë për Galaxy S5 Mini dhe Galaxy S5 Zoom.

Galaxy S5 Mini do të ofrohet me sistemin Android Kit Kat, do të suportojë ekran Super AMOLED dhe pritet të prezantohet në muajin qershor. Edhe modeli tjetër Galaxy S5 Zoom do të ofrohet me sistemin Kit Kat, do të suportojë ekran qHD (960 x 540) 4.8 inç dhe pritet të prezantohet në muajin maj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple dhe Google bllokojnë TikTok në Indi

Lajmet e fundit>