Harduer

Konfirmohet aksidentalisht debutimi i iPhone 12

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Shtator 2020
0
“Jemi vetëm pak ditë larg nga mbërritja e iPhone 5G dhe do të jetë një lëvizje e madhe për teknologjinë e re celulare,” shpjegon ekzekutivi i kompanive. Konfirmohet aksidentalisht debutimi i iPhone 12

Apple e ka konfirmuar edhe vetë se iPhone 12 do të mbërrijë më vonë sesa ishte parashikuar por një incident i profilit të lartë konfirmon planet suprizë të kompanisë.

Në një video të re publikuar nga MacRumors, CEO i operatorëve Britanik British Telecommunications dhe EE është kapur tu thotë punonjësve se debutimi i iPhone 12 është vetëm pak ditë larg.

“Jemi vetëm pak ditë larg nga mbërritja e iPhone 5G dhe do të jetë një lëvizje e madhe për teknologjinë e re celulare,” shpjegon ekzekutivi i kompanive.

Kështu iPhone 12 mund të debutojë në fund të muajit Shtator ose në fillim të muajit Tetor duke qenë se ky informacion u bë publik 2 ditë më parë.

Debutimi i iPhone 12 është një prej sekreteve më të këqija të viteve të fundit. Telefoni nuk mbërriti në ditët e para të Shtatorit siç bën tradicionalisht e as më 15 Shtator kur Apple organizoi një aktivitet virtual dhe prezantoi modelet e reja iPad dhe Apple Watch.

Shumë produkte janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe Apple është një prej kompanive më të prekura.

Media Japoneze Nikkei raportoi se modelet 5G të iPhone kanë nisur prodhimin në mesin e Shtatorit. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Ligji Evropian për një karikues universal dhe dilema e Apple