Harduer

Konfirmohet ekzistenca e PSP2

Publikuar , 03 Nëntor 2010
0
Konfirmohet ekzistenca e PSP2

Këtë javë, një drejtues i kompanisë së madhe duket se ka njoftuar që pajisja në fakt ekziston dhe që zhvilluesit tashmë janë duke e ekspozuar atë.

Dje, uebfaqja e bazuar në lojëra, CVG, ka nxjerrë detaje nga një intervistë me Patrick Soderlund, zëvendës presidentin e lartë të operacioneve të Electronic Arts në Evropë. Gjatë bisedës, intervistuesi e pyeti zëvendës presidentin nëse EA kishte pasur “së paku një ekspozim në PSP2?”

“E po, pardyshim, si zhvillues ne e kemi pasur atë,” e pranoi ai, duke iu referuar studios gjigante të EA në Evropë. Pastaj ai shtoi shpejt, “Por unë nuk jam i lejuar të flasë për këtë.” Në shtator, një raport i pakonfirmuar në revistën Develop ka shtuar se Sony ka tashmë të shpërndarë njoftime të zhvillimit të PSP2.

Thashethemet për PSP2 kanë pushtuar rrethinën që nga muajt e hershëm të vitit 2009, kur raportet e një pajisjeje të re UMD-less kanë përmendur edhe ardhjen e PSP Go që u zbulua në Electronic Entertainment Expo. Më shumë raporte kohëve të fundit kanë të bëjnë me pajisjet e reja për një ekran më të madh se i kaluari, shkopinjë analog të dyfishtë, një jastëk me prejke të ndjeshme etj. Edhe pse Sony nuk do të komentoj mbi ndonjë raport të PSP2, ka shumë zëra të përhapura se ajo do të arrijë gjatë sezonit të pushimeve të vitit 2011.

E nëse ju jeni kurreshtar për këtë model të kësaj pajisje të mrekullueshme për lojëra, sigurohuni të qëndroni në www.gameworld.al për detaje të reja në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Konsola e re e Microsoft është katër herë më e fuqishme se Xbox One X

Lajmet e fundit>