Analiza

Konfirmohet nga Microsoft se eventi i ardhshëm i Windows 10 do të mbahet në 21 janar

Publikuar , 12 Dhjetor 2014
0
Konfirmohet nga Microsoft se eventi i ardhshëm i Windows 10 do të mbahet në 21 janar

windows10handson1_1020.0.0Kompania Microsoft do të mbajë një event special për Windows 10 në Redmond më 21 janar. Gjiganti i softuerit ka filluar të dërgojë ftesat për miqtë e medias me anë të e-mailit, duke i ftuar ata në atë që ka quajtur si ‘next chapter’ (kapitulli i ri).

The Verge ka zbuluar disa nga detajet e këtij eventi, ku ka deklaruar se tema kryesore mbi të cilën do të diskutohet do të jetë e fokusuar tek konsumatorët. Pritet që Microsoft të tregojë më shumë detaje rreth Continuum, touch interface dhe planeve të ardhshëm për prurjen e tabletave dhe smartfonëve të rinj.

Si fillim Microsoft prezantoi Windows 10 në një event të mbajtur në San Françisko, por të gjithë parashikojnë se eventi i janarit do të jetë më i rëndësishëm dhe domethënës. Në këtë event do të marrin pjesë CEO i Microsoft Satya Nadella, shefi i Windows Terry Myerson, kreu i Xbox Phil Spencer dhe Joe Belfiore që merret me departamentin e produkteve elektronike të kompanisë.

Duke marrë parasysh numrin e ekzekutivëve që do të marrin pjesë dhe shfaqja live stream në kohë reale, ka të ngjarë që të gjithë të interesuarit të marrin më shumë informacion se si do të funksionojë Windows 10 në kompjuterë, telefonë, tabletë dhe Xbox One. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Edicioni i 7-të i ICT Awards zbuloi më të mirët e kombit në teknologji

Lajmet e fundit>