Harduer

Konfirmohet, Oppo Reno Ace është telefoni me karikimit më të shpejtë në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Nëntor 2019
0
Oppo 65W SuperVOOC 2.0 mund të karikojë baterinë 4,000 mAh të Reno Ace në gjysmë ore duke e vendosur shumë përpara konkurrentëve në treg. Konfirmohet, Oppo Reno Ace është telefoni me karikimit më të shpejtë në botë

Muajin e kaluar Oppo prezantoi telefonin më të fundit flagship, Reno Ace, duke e reklamuar si telefoni me teknologjinë e karikimit më të shpejtë në botë.

Oppo 65W SuperVOOC 2.0 mund të karikojë baterinë 4,000 mAh të Reno Ace në gjysmë ore duke e vendosur shumë përpara konkurrentëve në treg.

The Verge ka kryer disa testime dhe arritur rezultate të habitshme. Vetëm 2 minua e 39 sekonda kanë bërë që një Reno Ace me bateri të vdekur të rindizet duke treguar karikim 1%.

Gjatë një gjysëm ore procesi i karikimit vijoi si mëposhtë:

5 min: 10%

10 min: 37%

15 min: 57%

20 min: 76%

25 min: 92%

28 min: 98%

29 min: 99%

30 min: 99%

Kështu telefoni nuk arriti 100% në gjysëm ore por 31 minuta, megjithatë ende është një shpejtësi e lartë. Për të njëjtin afat kohor, iPhone 11 me bateri shumë më vogël merr vetëm gjysmën e bateri me karikimin 18W USB-C.

Karikimi i shpejtë është një teknologji pas të cilët Oppo është dhënë shumë. Reno Ace theu rekordin e Find X, një tjetër telefon i kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Oppo nuk mjaftohet me kornizat minimale të ekranit të telefonit duke i hequr plotësisht

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>