Harduer

Konfirmohet procesori më i fuqishëm i Qualcomm, Snapdragon 8150

Nov 26 2018
0 Shpërndarje
Për fat jo të mirë Snapdragon 8150 nuk ka arritur të mundë Apple A12 në disa prej testimeve të bëra duke shënuar 362,292 pikë. Konfirmohet procesori më i fuqishëm i Qualcomm, Snapdragon 8150

Procesori i ardhshëm i Qualcomm që do të zëvendësojë Snapdragon 845, nuk është prezantuar ende zyrtarisht po disa testime të performancës së Snapdragon 8150 janë publikuar.

Tashmë Qualcomm China ka konfirmuar lançimin e procesorit të ri më 4 Dhjetor në Samitin e Teknologjisë në Hawai.

Qualcomm Snapdragon 8150 do të vijë me një dizajn prej tre grupe bërthamash, ngjashëm me Kirin 980 dhe Exynos 9820.

Një bërthamë e fuqishme me frekuencë 2.84Ghz hyn në grupin e performancës së lartë, tre të tjera në grupin e bërthamave me performancë të mesme 2.4Ghz dhe katër të tjera të performancës së ulët 1.78Ghz.

Çipi i ri do të prodhohet mbi arkitekturën 7nanometër.

Për fat jo të mirë Snapdragon 8150 nuk ka arritur të mundë Apple A12 në disa prej testimeve të bëra duke shënuar 362,292 pikë.

Procesori do të shfaqet për herë të parë në flagshipët e 2019-ës duke filluar nga muaji Shkurt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>