Softuer

Konfirmohet Dragon Age 2

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Konfirmohet Dragon Age 2

Faqja zyrtare e BioWare është paraqitur online gjithashtu gjatë ditës së sotme, dhe në të ofrohen edhe disa punime arti si dhe informata shtesë rreth lojës dhe veçorive të saj.

“Ju jeni një prej të paktëve që i ka ikur shkatërrimit të shtëpisë. Tani të detyruar për të luftuar për mbijetesë në një botë që po ndryshon vazhdimisht, ju duhet t’i bashkoni aletatët më të fuqishëm, të bëni famë dhe pasuri, dhe të vulosni fatin tuaj në histori. Ky është tregimi i asaj sesi bota do të ndryshojë përgjithmonë. Legjenda e Ngritjes së Fuqisë tuaj fillon tani” është ky përshkrimi i vendosur në faqen kryesore të lojës.

Gjithashtu është premtuar se me 17 gusht do të paraqitet edhe një trailer i lojës, ndërsa deri në atë datë këto në vazhdim janë disa prej veçorive që do  t’i gjeni në lojë: aventurë të shkëlqyer që varet drejtpërsëdrejti nga vendimet tuaja, mekanzima dinamik të betejave, grafikë të avancuar, detaje të jashtëzakonshme vizuale, etj.

Sipas të gjitha gjasave Dragon Hero 2 do të jetë një lojë më specifike me një hero të vetëm, në vend se të ofrojë ngjarje të ndryshme siç ka bërë kjo lojë me pjesën e parë. Por kjo mund të quhet ende spekulim, sepse deri më tani dihen shumë pak detaje.

LEXO EDHE:  Ndërtimi i fundit eksperimental i Windows 10-ës fokusohet tek kërkimi

Lajmet e fundit>