Biznes

Konflikti Rusi-Ukrainë rrit vlerën e Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Mars 2022
Kriptomonedha këmbehej me 43,500 dollarë, një rritje që erdhi pasi tregu pësoi një tërheqje për shkak të shitjeve të aseteve me rrezikshmëri të lartë javën e kaluar. Konflikti Rusi-Ukrainë rrit vlerën e Bitcoin

Bitcoin u rrit me 13% ditën e Marte ndërsa vazhdon të fitojë terren sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë dhe sanksioneve Amerikane.

Kriptomonedha këmbehej me 43,500 dollarë, një rritje që erdhi pasi tregu pësoi një tërheqje për shkak të shitjeve të aseteve me rrezikshmëri të lartë javën e kaluar.

Ether gjithashtu pati rritje prej 11% në 2,922 dollarë. Përgjatë viteve, mbështetësi e bitcoin e kanë konsideruar kriptomonedhën si “ari” dixhital, një aset që mund të shihet si parajsë e sigurte për investitorët në momente paqartësie.

Por bitcoin nuk është sjellë si i tillë. Më tepër vlera e tij ka lëvizur sipas vlerës së aksioneve në bursë.

Rritja e bitcoin në ditët e fundit erdhi në momentin që SHBA vendosi sanksione ndaj Rusisë duke shënjestruar veçanërisht bankën qendrore Ruse.

Ditën e Dielë zëvendës kryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov ju kërkoi bursave të mëdha të kriptomonedhave të bllokonin të gjitha adresat e shtetasve Rusë.

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Coinbase alarmohen nga një e-mail i dërguar gabimisht