Vëzhgim

Konkurrenca reagon ndaj pretendimeve të Apple për telashet me antenë

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Konkurrenca reagon ndaj pretendimeve të Apple për telashet me antenë

Të premten e javës që shkoi në konferencën për media që mbajti Apple në SHBA, shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs tha se edhe celularët e prodhuesve tjerë kanë probleme të ngjashme sikurse iPhone 4. Por kjo deklaratë shkaktoi që të gjithë prodhuesit tjerë të reagojnë kundër.

CEO-të e RIM, Mike Lazaridis dhe Jim Balsillie, theksuan se vet Apple ka vendosur për këtë dizajn të antenës dhe duhet që vet kjo kompani të qëndrojë prapa këtij dizajni dhe të mos përfshijë RIM në “debaklin e vet-krijuar nga Apple”.

“Tentimi i tërheqjes së RIM në debatin e vet-krijuar nga Apple është i papranueshëm. Pretendimet e Apple për produktet e RIM duket të jenë tentime qëllimshme për të qorientuar kuptimin e publikut rreth çështjeve të dizajnit të antentës dhe për të larguar vëmendjen nga situata e vështirë e Apple. RIM është lider global në dizajn të antenave dhe ka qenë duke dizajnuar me sukses produkte dizajnuese industriale lidere me performancë efikase dhe efektive për më shumë se 20 vite. Gjatë kësaj periudhe RIM ka evituar dizajnet sikurse ajo që ka përdorur Apple në iPhone 4 dhe në vend të kësaj ka përdorur dizajne inovative që reduktojnë rrezikun e thirrjeve të humbura. Apple qart ka dërë vendime për dizajn dhe duhet të marr përgjegjësinë për këto vendime në vend se të tërheq RIM dhe të tjerët në këtë situatë që është e ndërlidhur vetëm me Apple” thanë në reagimin e tyre Mike Lazaridis dhe Jim Balsillie.

HTC e Samsung patën reagime të ngjashme. Eric Lin nga HTC tha se vetëm 0.016 për qind e të gjithë përdoruesve të HTC Droid Eris janë ankuar për probleme me sinjalin dhe fuqinë e tij. Shin Young-joo nga Samsung, tha se antena në Samsung Omnia 2 që u përmend në konferencë ka antenë në pjesën e poshtme e jo në pjesën e majtë të poshtme sikurse iPhone 4, dhe këto teste që i ka bërë Apple, sipas tij nuk mund të jenë të besushme.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Nokia gjithashtu ishte përmendur në konferencë dhe gjithashtu nuk mungoi as reagimi nga ana e tyre. “Kompania Nokia është e fokusuar në lidhjen e njerëzve. Dizajnimi i antenave është një temë komplekse dhe ka qenë kompetencë bërthamë e Nokia-së për disa dekada me radhë nëpër miliona modele të ndryshme. Nokia ka qenë pioner në antena të celularëve; Nokia 8810, që u lansua me 1998, ishte celulari i parë me këtë veçori. Nokia ka studiuar me milion herë shumë  kushte, shumë njerëz, shumë mënyra  të mbajtjes së celularëve, ueb shfletimin, e shumë çka tjetër. Dhe nga një kompani që pritet të lidh njerëzit prioritet është performanca e antenës ndaj dizajnit fizik, nëse në çfarëdo rasti bien ata në konflikt”.

Motorola gjithashtu nuk mungoi me komentin e saj në lidhje me këtë çështje. “Konsumatorët nuk kanë dëshirë që tu tregohet sesi të mbajnë celularin… është e pakuptueshme të sugjerohet se të gjithë celularët performojnë njëjtë” tha co-CEO i Motorola, Sanjay Jha i cili shtoi se për dallim prej Apple, Motorola eviton vendosjen e antenave në pjesën e jashtme të celularit pasi që kjo shkakton probleme me sinjalin.

Lajmet e fundit>