Biznes

Konkurro për çmimin prej 5,000 € në Elevator Lab

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2022
Në fazën e parë, të gjithë startup-et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni. Konkurro për çmimin prej 5,000 € në Elevator Lab

Vetëm dy ditë të mbetura për të aplikuar në Elevator Lab. Nëse jeni një startup fintech që keni gati minimalisht produktin e zbatueshëm dhe një ekip themelues të përkushtuar, bëni aplikimin tuaj tani.

Këtë vit Elevator Lab është në kërkim të zgjidhjeve inteligjente, në mënyrë që të shtrojë rrugën për biznesin bankar të së ardhmes duke maksimizuar potencialin e ideve tuaja në një kohë të shkurtër.

Apliko këtu: https://www.raiffeisen.al/en/about/pages/elevator-lab-2022

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në njërën nga 5 kategoritë e mëposhtme:

-Digital Customer Acquisition

-Automatizim i proçeseve operacionale

-ESG (Environment, Social, Governance Solutions)

-Digital Platform Solutions

-Advanced Analytics

Në fazën e parë, të gjithë startup-et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni.

Çfarë përfitoni?

– 5000 euro çmim për fituesin.

– Mundësi e zhvillimit të një projekti pilot me Raiffeisen Bank Sh.a.

– Ekspozim dhe paraqitje në nivelin më të lartë të menaxhimit të bankës dhe ekosistemit.

– Mundësi për të integruar inovacionin me sistemet rajonale të bankave Raiffeisen.

Apliko këtu: https://www.raiffeisen.al/en/about/pages/elevator-lab-2022

LEXO EDHE:  Startupi i dizajnit të gjelbër TePema fitues në Raiffeisen Elevator Lab