Lajmet

Konkursi i hakerëve Pwn2Own, hakohet Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2022
Microsoft nuk ishte viktima e vetme e konkursit. Mozilla dhe Oracle panë softuerët e tyre të hakohen. Konkursi i hakerëve Pwn2Own, hakohet Windows 11

Microsoft vazhdimisht tregon përpjekjet e mëdha që bën për të siguruar softuerin e kompanisë. Si rezultat të gjithë ne presim që një grup hakerash do të ketë vështirësi të madhe në hakimin e produkteve si Windows.

Për fat jo të mirë një konkurs hakimi provoi të kundërtën me Windows 11 dhe Teams që u hakuan në një ditë të vetme nga disa prej hakerëve më të mirë në botë.

Raportuar në Iniciativën Zero Day, konkursi Pwn2Own është ende duke u mbajtur. Gjatë kësaj gare hakerët konkurrojnë me njëri-tjetrin për të hakuar disa softuerë dhe treguar aftësitë e tyre.

Pwn2Own është një konkurs hakerësh etikë dhe nëse një haker zbulon një dobësi, e raporton atë tek zhvilluesit në mënyrë private që këta të fundit ta adresojnë.

Në këmbim ata shpërblehen në para, një marrëdhënie simbiotike që quhet “bug bounty” si një mënyrë plotësisht e ligjshme të fituarit për hakerët etikë me aftësitë e tyre.

Gjatë konkursit u realizuan tre sulme të suksesshme nga Microsoft Teams dhe dy ndaj Windows 11-ës. Secili sulm kishte shpërblime nga 40 mijë dollarë më i ulëti deri në 150 mijë dollarë më i larti.

Microsoft nuk ishte viktima e vetme e konkursit. Mozilla dhe Oracle panë softuerët e tyre të hakohen.

Kanë ngelur ende edhe dy ditë deri në përfundimin e Pwn2Own dhe me shumë gjasa do të ketë sulme të tjera të suksesshme.

Për Microsoft është një kambanë alarmi. Kompania ka folur aq shumë për sigurinë vitet e fundit sa debutimin e Windows 11-ës e rezervoi vetëm për modelet e fundit të kompjuterëve me çipe sigurie TPM 2.0. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  GitHub braktis editorin Atom, mbyllet në Dhjetor