Harduer

Konsolat e reja Xbox, PlayStation mund të zbulohen në mars

Publikuar , 16 Janar 2013
0
Konsolat e reja Xbox, PlayStation mund të zbulohen në mars

Nuk prisni dot deri në eventin E3 (Electronic Entertainment Expo, qershor 2013) për të mesuar rreth gjeneratës së re Sony PlayStation dhe Microsoft Xbox? Ndoshta nuk do t’ju duhet të prisni aq.

Një burim i ri shkruan se Microsoft-i dhe Sony do t’i zbulojnë konsolat e tyre të reja para qershorit.

Në vend që të presin për E3, ato do të përpiqen të mbajnë një konferencë për shtyp sipas stilit të Apple, rreth fundit të marsit. Kështu raportohet në botimin e shkurtit të Game Informer.

Lajmërimet do të fillojnë gjatëGame Developers Conference po atë muaj, por të dyja do të jenë padyshim evente të ndara. Sony dhe Microsoft do ta përdorin edhe E3 për të prezantuar më gjerë lojërat dhe ndoshta do të ofrojnë për pjesëmarrësit edhe vështrim nga afër të produkteve, por pikërisht eventet paraprake do t’i ndihmojnë të mos humbasin në listën e gjatë të elementeve të tjera që do të prezantohen gjatë konferencës.

Deri tani Game Informer ka qenë burim i besueshëm për thashethemet e lojërave. Për shembull, në prill 2011, revista raportoi se Nintendo do të zbulonte konsolën e re të lojërave gjatë E3 të atij viti si dhe do ta lançonte sistemin në fund të 2012-s.

Ndërkohë, uebfaqja spanjolle Emol citoi ditën e diel Hiroshi Sakamoto, zëvendës presidentin e Sony-t, i cili ka thënë se konsola e re nuk do të zbulohet të paktën deri në maj. Gjithsesi, mesa duket të dyja kompanitë parapëlqejnë të mbajnë evente të ndara për të lajmëruar mbi të ardhmen e konsolave të tyre.

Pavarësisht kohës se kur mund të zbulohen Xbox apo PlayStation i ri, të dyja pritet të lançohen në fund të 2013-s.

LEXO EDHE:  Radikalizimi në internet problem për Evropën Juglindore

PlayStation i ri ose “Orbis” (emri i koduar) ka shumë mundësi të suportojë lojërat me rezolucion 4K dhe sigurisht që do të ketë përmirësime të ndjeshme në performancë dhe kujtesë. (PCWorld Albanian)

Sony Playstation

Lajmet e fundit>