Ja se si

Konstruktoni grafiqe të funksioneve në Google

Publikuar , 05 Dhjetor 2011
0
Konstruktoni grafiqe të funksioneve në Google

 

Tani, kur përdoruesit shkruajnë një funksion – për shembull funksionin trigonometric sin(x) – rezultati i parë i kërkimit do të jetë një grafik interaktiv duke ua mundësuar përdoruesve që të hulumtojnë vlera të ndryshme të lidhura për x dhe y.

Përdoruesit kanë mundësi të konstruktojnë shumë funksione duke i ndarë ata me presje. Veçoria e re mbështetet në shumicën e shfletuesve dhe “mbulon një domein të funksioneve me vetëm një ndryshore  duke përfshirë ato trigonometrike, eksponenciale, logaritmike dhe kompozimet e tyre,” shkruan inxhinieri i Google, Adi Avidor.

“Unë shpresoj që studentët dhe ata që e duan matematikën në tërë botën do ta gjejnë këtë përvojë si magjepëse pasi që unë e gjeta kalkulatorin për  grafikët shumë më parë,” shkruan Avidor.

Shiriti i kërkimit në Google tashmë ka qenë mjaft i afërt me të prirurit për matematikë dhe ata të cilët sfidohen me të. Veçoria e kalkulatorit, e cila ka ekzistuar për shumë vite, ua mundëson përdoruesve që të shkruajnë barazime matematike – që nga ato më të thjeshta deri tek barazimet komplekse – për përdoruesit në kohë reale.

Përdoruesit mund të gjejnë përgjigjie për problemet me fjalë me përgjigjie numerike, për shembull numri i sekondave në një vit dhe të dhëna publike, për shembull popullsia e Kosovës. Ekziston mundësia edhe e kthimit të njësive, për shembull kthimin e centimetrave në inçë.

Çfarë mendoni për këtë mundësi të re të Google për konstruktim të grafiqeve të funksioneve?/pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Lajmet e fundit>