Biznes

Konsultimi i 5G në Maqedoni, shtyhet në muajin Prill mbyllja e procesit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2020
0
AEK synon të ofrojë 2x10 Mhz për çdo operator në 700Mhz dhe 300Mhz në bandën 3.6Ghz për tre operatorë. Konsultimi i 5G në Maqedoni, shtyhet në muajin Prill mbyllja e procesit

Agjencia e Komunikimeve Elektronike në Maqedoni ka shtyrë afatin e konsultimit rreth teknologjisë 5G deri më 20 Prill pasi Makedonski Telekom dhe A1 Maqedonia kërkuan këtë gjë.

Autoriteti i cili synon të ofrojë spektra frekuencor 5G në bandat 700Mhz dhe 3.6Ghz në gjysmën e parë të 2020 ftoi palët e interesuara të japin komentet e tyre rreth kushteve të tenderit, kërkesës për frekuenca dhe mënyrën sesi do të shpërndahen tek operatorët.

AEK propozon që të japë blloqe 2×10 Mhz në bandën 700Mhz dhe 100Mhz në bandën 3.6Ghz. Në lidhje me bandën 700Mhz, autoriteti tha se migrimi i valëve televizive ka nisur për lirimin e këtij brezi.

AEK synon të ofrojë 2×10 Mhz për çdo operator në 700Mhz dhe 300Mhz në bandën 3.6Ghz për tre operatorë.

Kur të alokojë spektrat, AEK ka planifikuar që të nxisë shtrirjen e 5G në plotësisht në të paktën një qytet deri më 2023 dhe të gjitha qytetet me sinjal 5G të pa ndërprerë deri më 2027.

Gjithashtu AEK synon që minimalisht ë ofrojë 100Mbps në shkarkim për çdo konsumator deri më 2029. / PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ministrat Evropian të financave njëzëri kundër Libra dhe kriptomonedhave të ngjashme

Tags >

5G