Lajmet

Konsumatorët dëshirojnë fshirjen e të dhënave nga interneti

Publikuar , 18 Shtator 2012
0
Konsumatorët dëshirojnë fshirjen e të dhënave nga interneti

Kompanitë onlinë janë të rrezikuara të humbasin klientët e tyre në qoftëse nuk u japin atyre më shumë gjëra nën kontroll për të dhënat e tyre, kjo sipas një raporti të fundit i cili kërkon regullime më të mëdha ndaj detajeve personale.

Raporti paraqiste një krizë konfidence siç u quajt dhe tha se personat zyrtarë duhet të ruajnë të drejtat e të dhënave ose të rezikojnë të prishin tregtinë online sepse përdoruesve u mungon besimi te kompania në aspektin se çfarë ato bëjnë me të dhënat e tyre.

Sipas raportit 73% e më shumë se 5000 njerëzve duan të drejtën për të fshirë të dhënat e tyre përfundimisht nga uebfaqe dhe shërbimet e tyre ndërsa 7 në 10 persona do të ishin të gatshëm ti ndanin këto të dhëna vetëm nëqoftëse do të dinin se çfarë ndodh me këto të dhëna dhe cila është pala e tretë që ndahen.

“Frika e njerëzve për të ndarë të dhënat e tyre është gjithmonë në rritje pasi kompanitë dhe qeveritë nuk kanë qenë transparente në këtë aspekt dhe të sqarojnë planin e tyre të veprimit.” -deklaroj Ronan Dunne, CEO i O2.

Duhet të ketë një shtysë të unifikuar në transparencë, në të kundërt do të ketë gjithmonë ngatërrime dhe shqetësim ndërmjet këtyre praktikave të pakonsistuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian voton për ti dhënë fund ndryshimit të orës

Lajmet e fundit>