Lajmet

Konsumatorët shqetësohen për sigurinë e blerjeve nga pajisjet mobile

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Konsumatorët shqetësohen për sigurinë e blerjeve nga pajisjet mobile

Përdorimi i një karte krediti apo debiti është konsideruar dikur më i sigurt se blerjet nga pajisjet mobile, sipas përfundimeve të një sondazhi të mundësuar nga National Cyber Security Alliance dhe PayPal.

Po ashtu, kompjuterët personalë u konsideruan si pajisjet më të sigurta për aksesimin e uebit nga 62% e të anketuarve, krahasuar me 6% të atyre që zgjodhën smartfonin.

Në një renditje nga 1 tek 5, ku 1 është më pak e sigurta, 84% e të 1000 njerëzve të pyetur e vlerësuan me 4 pagesën me para në dorë. Kartat e debitit apo kreditit u vlerësuan po njësoj nga 69% e të anketuarve (për blerjet në dyqane) dhe 44% për blerje online.

Kur vjen puna tek blerjet në dyqan apo online me transaksione mobile, numri i nejrëzve që jepnin vlerësim të njëjtë ra në 20% dhe 18% përkatësisht. Pothuajse 7 në 10 veta mendojnë se ruajtja e të dhënave mbi blerjet apo pagesat nuk ishte e sigurt në një smartfon dhe 60% u shprehën se ishin të shqetësuar mbi sigurinë dhe se nuk ishin shumë të informuar në këtë aspekt.

Ky nuk është sondazhi i parë që nxjerr në pah shqetësimin e konsumatorëve për blerjet nga pajisjet mobile. Ndërkohë, faktorë të tjerë jo inkurajues në këtë aspekt përfshijnë faktin se pajisjet mobile nuk janë gjithmonë të shpejta dhe se ekrani i vogël nuk është i përshtatshëm për të blerë. Kjo edhe për arsyen se shumë uebfaqe nuk janë të optimizuara për të favorizuar blerjet mobile.

Të pyetur se sa transaksione në ditë bënin përdoruesit nga smartfoni i tyre, 72% u përgjigjën “asnjë”, ndërsa 24% nga 1 në 5. Transaksionet përfshijnë bankën online, shopping apo blerjen e kafes.

LEXO EDHE:  Italia në alarm, një sulm kibernetik vjedh adresat e e-mail-it të gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit

Një faktor që i motivon njerëzit të blejnë online janë edhe mjetet biometrike, si skanimi i gjurmëve të gishtave apo ai i retinës së syrit. Përkatësisht, ato vlerësohen me 4 ose 5 nga 53% dhe 46% nga njerëzit. Ata u shprehën gjithashtu se fakti që një smartfon mund të humbiste shumë shpejt dhe shumë lehtë, i bënte të mos tentonin blerjet mobile. (PCWorld Albanian)

mobile-shopping

Lajmet e fundit>