Lajmet

Kontribuesit e OpenOffice.org po largohen drejt LibreOffice

Publikuar , 02 Nëntor 2010
0
Kontribuesit e OpenOffice.org po largohen drejt LibreOffice

OpenOffice y LibreOfficeKontribuesit, shumica prej të cilëve i përkasin komunitetit gjerman folës të OpenOffice.org, dhe janë përkthyes, të përfshirë në marketing dhe testim të kualitetit, zhvillues, etj, do t’i bashkohen të tjerëve që janë duke përkrahur The Document Foundation, që është themeluar në shtator të këtij viti për të vazhduar projektin jashtë OpenOffice.org, që tani është nën kompetencën e Oracle.

“Projekti Gjerman i OpenOffice.org është afër shuarjes” tha Charles Schulz, zëdhënës i The Document Foundation.

Suita e produktivitetit që është me kod të hapur dhe e lirë, dhe njihet si alternativë e Office të Microsoft, është futur nën kontrollin e Oracle qysh prej kur ka blerë Sun Microsystems më herët në fillim të këtij viti. Oracle ka thënë se ka plane të vazhdojë projektin, por tranzicioni i blerjes dhe ndryshimet janë përballur me tensione.

Kontribuesit kanë shkruar në një e-mail postim në ditën e diel se do të bashkohen me LibreOffice, që është një distribucion i ri i OpenOffice.org, dhe që do të kontrollohet nga The Document Foundation.

Duke cituar “keqkuptime të panevojshme” me Oracle dhe pretendime për mungesë të drejtimit në pjesën e gjigantit softuerik, kontribuesit kanë thënë se ndryshimi është i nevojshëm për t’i lejuar projektit evoluimin.

OpenOffice.org është rezultat dalës prej suitës StarOffice, që është zhvilluar nga një kompani gjermane e quajtur StarDivision. Në vitin 1999, Sun bleu StarDivision dhe lansoi në vitin 2000 OpenOffice.org, që bazohej në StarOffice. Sot Oracle thotë se suita ka mbi 100 milion përdorues. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Google Maps teston dy funksione të cilat mund tu "shpëtojnë" kokën

Lajmet e fundit>