Softuer

Kontroll i volumit me një lëvizje të mausit

Publikuar , 29 Dhjetor 2008
0
Kontroll i volumit me një lëvizje të mausit

Jeni duke dëgjuar muzikë në zyrë, kur papritur bie telefoni. Është shefi dhe duhet t’ia ulni volumin menjëherë kompjuterit. Në vend që të torturoheni me kontrollin e volumit të Media Player, vetëm kapni mausin, kaloni mbi taskbar dhe ulni volumin me rrotën e mausit. Unë përdor Volumouse (find.pcworld.com/53252),një vegël e mençur falas që të lejon të merresh me dy çështje të volumit: ta ndalësh komplet, apo ta ulësh dhe ta ngresh sipas dëshirës. Pasi vegla paraqitet në taskbar, mund ta përdorni pa marrë parasysh cilin aplikacion përdorni në atë moment. Nëse nuk ju pëlqen pamja dhe përdorimi i Volumouse, përdorni VoulmeTouch (find.pcworld.com/61669), një produkt i ngjashëm, që mund të përdoret me kombinim të mausit dhe tastierës dhe që bën të njëjtën punë.

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Instagram ua bën jetën më të lehtë në internet

Lajmet e fundit>