Lajmet

Kontrolli i fëmijëve në internet: Google po zhvillon kontrolle të posaçme për prindërit

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Kontrolli i fëmijëve në internet: Google po zhvillon kontrolle të posaçme për prindërit

Google ka në plan të prezantojë të ashtuquajturat “llogari të mbikëqyrura” në shfletuesin Google Chrome, në mënyrë që të ndihmojë prindërit dhe mësuesit të kontrollojnë aksesin dhe përdorueshmërinë e internetit nga fëmijët.

Versioni i fundit “Canary” i Chrome (një version i posaçëm që përfshin gjithmonë zhvillimet më të fundit) ka një karakteristikë eksperimentale, e cila u mundëson përdoruesve të krijojnë një llogari të re me disa kufizime dhe privilegje, siç raportohet nga blogu Browser Fame.

Chrome i ka mbështetur prej kohësh llogaritë që u mundësojnë përdoruesve të shumëfishtë të punojnë në të njëjtin shfletues duke përdorur opsionet e tyre të preferuara për çdo sesion.

Megjithatë, llogaritë e mbikëqyrura janë një hap më lart. Kjo veçori do t’u jepte mundësi prindërve të ishin disi më të qetë në lidhje me aktivitetin e fëmijëve të tyre online duke qenë se do të kenë kontrolle mbi atë çka ata shpërndajnë në internet.

Menjëherë sapo hapet një llogari e mbikëqyrur, prindërit kanë mundësi të vendosin kufizime dhe kontrolle përmes parametrave të ndryshme. Kjo karakteristikë mund të përdoret edhe në Chromebook, pajisjet me teknologjinë e Google të cilat kompania po synon t’i integrojë në fushën e arsimit.

Duhet të presim ende edhe pak kohë për të parë se çfarë mund të bëjnë vërtet llogaritë e mbikëqyrura, duke qenë se skuadra e Chrome po vazhdon zhvillimin e ndërfaqes së përdoruesit. Ajo që dihet është se kjo veçori do të vijë shumë shpejt për të gjithë përdoruesit e Chrome. (PCWorld Albanian)

google fmit

LEXO EDHE:  Ja përgjigja e Android ndaj AirDrop në iOS

Tags >

Google
Lajmet e fundit>