Analiza

Kontrollimi i e-mail-it gjatë darkës ju ul produktivitetin për ditën tjetër

Publikuar , 09 Shkurt 2014
0
Kontrollimi i e-mail-it gjatë darkës ju ul produktivitetin për ditën tjetër

BN-BI760_0203mo_D_20140203174200Nëse doni të jeni sa më produktivë në punë nesër, mos e përdorni sot smartfonin. Leximi dhe dërgimi i e-mail-eve të punës gjatë orëve të vona të mbrëmjes jo vetëm që vështirëson proçesin e rënies në gjumë, por, sipas një studimi të kryer së fundmi, i le punonjësit të lodhur dhe më pak produktivë për ditën tjetër.

Kjo do të thote se ato orët që shpenzoni jashtë punës duke iu përgjigjur shefit tuaj nga iPad-i apo iPhone, duhet të reduktohen. Studimi është realizuar nga Universiteti i Floridas, Universiteti shtetëror i Miçiganit dhe Universiteti i Uashingtonit.

Studiuesit kryen dy lloj studimesh për personat që morën pjesë: njëri i përkiste kohëzgjatjes së gjumit si dhe energjisë, cilësisë dhe angazhimit në punë. Në studimin e parë, 82 menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë u pyetën se për sa kohë e kishin përdorur smartfonin pas orës 21:00 të darkës dhe sa orë gjumë kishin fjetur.

Më pas, u pyetën të flisnin mbi gjendjen e tyre duke dhënë deklarata si: “Ndihem shumë i lodhur,” apo “Në këtë moment, e kam të vështirë të përqëndrohem tek diçka.” Ndërsa pasditeve iu kërkua të bënin një vlerësim të anagazhimit në punë.

Nga rezultatet u vu re se smartfonët jo vetëm që ndikonin në sasinë e gjumit, e cila reduktohej pas përdorimit të tyre për punë, por edhe në cilësinë e tij. Shumica e atyre që u përgjigjjen se kishin përdorur smartfonin për një kohë të gjatë në darkë, treguan gjithashtu se ishin më pak të përqëndruar dhe të angazhuar në punë gjatë ditës tjetër, një efekt domino ky që çon në punë më pak efiçente dhe më të dobët.

LEXO EDHE:  OTE konfirmon shitjen e Telekom Albania për 50 milion euro

Ndërkohë, studimi i dytë, në të cilin morën pjesë 161 punonjës, vlerësoi lidhjen mes përdorimit të pajisjeve elektronike si smartfonë, tabletë, TV apo laptopë me prishjen e gjumit dhe angazhimin në punë gjatë ditës pasardhëse.

Të gjitha këto pajisje ndikojnë negativisht në punën gjatë ditës tjetër, por më shqetësuesit dhe ata që kanë më tepër ndikim janë smartfonët. Ata na bëjnë më të lodhur se pajisjet e tjera. Kërkuesit shprehen se ndryshimet duhet të fillojnë nga lart, pra duhet të jenë menaxherët e niveleve të larta ata që nuk duhet të dërgojnë mesazhe në darkë ose të paktën të mos presin që t’u kthehet përgjigjje brenda pak minutave. (PCWorld Albanian)

Tags >

email
Lajmet e fundit>