Lajmet

Korea e Veriut lejon tashmë turistët të marrin me qera telefonë apo karta SIM

Publikuar , 22 Janar 2013
0
Korea e Veriut lejon tashmë turistët të marrin me qera telefonë apo karta SIM

KoreaKorea e Veriut, që së fundmi ka shtuar edhe Eric Schmidt-in e Google në listën e turistëve të mirëpritur, do të lehtësojë disi kufizimet strikte mbi celularët e huaj.

Kështu, turistët do të kenë mundësi tashmë të marrin me qera një telefon celular ose një kartë SIM nga ofruesi Koryolink.

Me kabinën telefonike të vendosur tashmë në aeroportin Pyongyang, do të jenë të mundura telefonatat drejt numrave jashtë Koresë së Veriut, drejt ambasadave apo hoteleve ndërkombëtare.

Gjithsesi, kartat SIM (që kushtojnë rreth 67 $) nuk i lejojnë turistët t’u telefonojnë numrave lokalë, dhe për më tepër nuk ofrojnë lidhje me internetin, madje as EDGE.

Ofrimi i shërbimit të internetit përmes kartave SIM nuk është çështje teknike në Korenë e Veriut, por varet nga aprovimi i vetë qeverisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Policia e Uellsit të Jugut do të përdorë aplikacionin për njohjen e fytyrave

Tags >

celular
Lajmet e fundit>