Lajmet

Koreja e Jugut në alarm, hakohet operatori i centraleve atomike në vend

Publikuar , 22 Dhjetor 2014
0
Koreja e Jugut në alarm, hakohet operatori i centraleve atomike në vend

USistemet kompjuterike të një centrali bërthamor koreano – jugor janë hakuar sipas një raporti që vjen nga kompania administruese e centralit. Kjo ka ngjallur dyshime të shumta mbi sigurinë e centraleve bërthamore të vendit i cili teknikisht është në luftë me Korenë e Veriut.

Kompania Koreane e energjisë bërthamore (KHNP) dhe qeveria thanë se vetëm të dhëna “jo kritike” janë vjedhur nga hakerat. Sipas tyre nuk ekziston asnjë rrezik të kompromentimit të stacioneve nukleare në 23 reaktorët atomik të vendit. Ky hakim u raportua në një moment që SHBA-të po akuzojnë Korenë e Veriut për sulmin kibernitike shkatërrues ndaj Sony. Ndërsa ekspertët ngritën kambanat e alarmit duke thënë se kontrolli i reaktorëve atomik mund të ishte në rrezik.

“Kjo e thënë ndryshe, nëse dikush tenton që në mënyrë kriminale të infiltrojë një sistem, asnjë prej nesh nuk është në gjendje të thotë nëse sulmi është bllokuar tërësisht apo jo,” tha një profesor i Universitetit Kombëtar të Seul-it.

Ndërsa kompromentimi i reaktorëve nuklear dëshmon ekzistencën e dobësive të sigurisë kombëtare. Qeveria po heton por nuk tha se kush mund të jenë përgjegjësit. Në 2013, Koreja e Jugut akuzoi Veriun për një seri sulmesh kibernitike ndaj bankave dhe rrjeteve të transmetimit. Aktivistët kundra implementimit të këtyre sistemeve nukleare gjithashtu kanë protestuar.

Ministri i energjisë së Koresë së Jugut tha se ishte kofident lidhur me sigurinë e reaktorëve bërthamorë ndaj një infiltrimi kibernitik që mund të kompromentonte sigurinë e centralit. Një zyrtar shtetëror i Koresë së Jugut i cili është pjesë e impiantit bërthamor në pronësi të Korea Electric Power Corp, tha për Reuters se ky sulm duhet të jetë punë e disa elementëve që kërkojnë të shkaktojnë shqetësim publik.

LEXO EDHE:  Cilët janë uebsajtet më të vizituara në gjithë botën?

“Është 100 përqind e pamundur që një haker të ndalojë nga funksioni një impiant bërthamor duke e sulmuar, sepse sistemi monitorues është tërësisht i pavarur” citoi zyrtari në fjalë. Mesazhet e postuar nga një përdorues në Twitter që pretendon se ka ndaluar nga funksioni tre reaktorë nuklearë nuk janë verifikuar. Madje ai kërkonte edhe para për të dhënat e kompromentuara.

Përdoruesi i cili pretendon se është drejtuesi i një grup kundër implementimit të sistemeve nukleare, tha se dokumentet do të publikoheshin nëse kompania menaxhuese e centralit nuk do të mbyllte reaktorët. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>