Lajmet

Koreja e Veriut hakon serverat e Sony Pictures, prova të reja e faktojnë këtë sulm

Publikuar , 06 Dhjetor 2014
0
Koreja e Veriut hakon serverat e Sony Pictures, prova të reja e faktojnë këtë sulm

Ditën e hënë, Sony Pictures u sulmua nga hekurat nga Koreja e Veriut. Studioja akoma nuk ka dalë në një qëndrim zyrtar, por tashmë është mëse e qartë se ky sulm ka të bëjë më filmin e ardhshëm Intervista, një komedi ku “tentohet” vrasja e liderit koreano-verior, Kim Jong. Koreano-Veriorët e dënuan filmin si një akt lufte dhe sulm publik ndaj këtij shteti.

koreja

Por tashmë prova të reja po lindin që lidhin sulmin ndaj Sony me Korenë e Veriut. Hulumtimi u krye nga AlienVault ku gjatë përdorimit të kodit të ngjashëm të maluerit të publikuar nga FBI, drejtori i laboratorëve të AlienVault, Jaime Blasco ishte në gjendje të gjurmonte një kopje të maluerit i rënë në duart e kompanisë. Sipas hulumtimit, programi dhe burimi që krijoi maluerin ishin të hartuara përgjatë datave 22 dhe 24 nëntor, vetëm pak ditë nga sulmi. Kompjuteri që hartoi këtë mauler shfaqte tekstin në karaktere Koreane.

Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut po mohonte përfshirjen në sulm në një qëndrim të saj. Një diplomat Korean tha për Reuters se vendi i tij ndalonte shkeljen e privatësisë dhe hakimin online. Një pjesë e madhe e njerëzve besojnë se sulmi ishte i lidhur me filmin e ardhshëm prodhuar nga Sony, ndërsa studioja ka dënuar raportet rreth planeve për të akuzuar këtë shtet për sulmet.

Gjithsesi, analizat e AlienVault ofrojnë provat më të qarta ku bëjnë edhe lidhjen e sulmit me shtetin komunist, duke pasur parasysh edhe faktin sesa specifik ishte objektivi i maluerit. Malueri i analizuar përdorte një identifikim të thjeshtë për të aksesuar sistemin e Sony dhe kjo na bën të mendojmë se sulmuesit më parë duhet të kenë vënë duart mbi të dhënat e kompanisë. Menjëherë pasi malueri fitonte akses, ai fshinte të dhënat nga hardisku, nxirrte jashtë funksioni sistemin e e-mail-eve dhe shfaqte një skelet në ekranet e serverëve. Edhe pse ky kod i maulerit është marrë nga një mauler tjetër ekzistues, analizat e reja të AlienVault sugjerojnë se programi ishte përshtatur dhe shpërndarë nga hakerat shtetëror të Koresë së Veriut. (PCWord Albanian)

LEXO EDHE:  iOS 12.4 sjell Apple Card

Lajmet e fundit>