Lajmet

Koreja e Veriut ka vjedhur 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Gusht 2019
0
Koreja e Jugut duket se është shteti që po e vuan më tepër, me të paktën 10 sulme. Koreja e Veriut ka vjedhur 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thanë se po hetojnë të paktën 35 raste të sulmeve kibernetike nga Koreja e Veriut në 17 shtete, që besohet se kryhen në përpjekje për të financuar programin e saj bërthamor.

Sipas një raporti nga Associated Press, Koreja e Veriut ka siguruar të paktën 2 miliardë dollarë nga aktiviteti kibernetik i sofistikuar në rritje, kundër institucioneve financiare dhe shkëmbimeve kriptomonedhave.

Koreja e Jugut duket se është shteti që po e vuan më tepër, me të paktën 10 sulme. India është viktimë e 3 sulmeve, me Bangladeshin dhe Kilin me nga dy sulme. Ndërkohë, Kosta Rika, Gambia, Guatemala, Kuvajti, Liberia, Malajzia, Malta, Nigeria, Polonia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Tunizia dhe Vietnami u sulmuan nga 1 herë secila.

Sulmet u kryen në tre mënyra kryesore: përmes sistemit SWIFT i përdorur për të transferuara shumat midis bankave; direkt përmes shkëmbimeve dhe përdoruesve për të vjedhur kriptomonedhat; dhe përmes kompjuterave, duke infektuar viruse për të përdorur burimet e tij për të gjeneruar kriptomonedha.

Për shembull, në njërin prej shteteve, hakerat arritën të fitojnë akses në infrastrukturë, duke menaxhuar të gjithë sistemin e ATM-ve, dhe duke instaluar virusin që modifikon mënyrën me të cilën kryhen transaksionet.

Në një shtet tjetër, fondet e vjedhura u transferuan përmes të paktën 5,000 transaksioneve të ndara, dhe më pas fondet u drejtuan në shtete të shumta përpara shndërrimit në një monedhë që një qeveri e ka shpallur të paligjshme, duke e bërë kështu jashtëzakonisht të vështirë gjurmimin e fondeve.

Kriptomonedha e Koresë së Jugut, Bithumb, është targetuar të paktën katër herë. Dy sulme në 2017-ën rezultuan në një humbje prej 7 milion dollarë secila, ndërsa dy të tjera, në Qershor 2018 dhe Mars 2019 i shkaktuan humbje 31 milion dollarë dhe 20 milion dollarë respektivisht.

LEXO EDHE:  Slack ndërron logon pas ankesave të përdoruesve

Sipas raportit, të gjithë këto sulme janë ndërmarrë nga aktorë që operojnë nën drejtimin e Byrosë së Përgjithshme të Rindërtimit, e cila është agjencia e inteligjencës ushtarake të Koresë së Veriut.

KB thotë se sulmet, të cilat janë “me rrezik të ulët dhe rendiment të lartë” dhe shpesh kërkojnë pak më shumë sesa kompjuter dhe qasje në internet, po hetohen si përpjekje për të shkelur sanksionet e KB. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>